Stript-klabet në zona të ndryshme të Tiranës nuk do të ekzistojnë më. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka paralajmëruar një masë drastike që parashikon zhvendosjen e tyre jashtë zonave të banuara. Pas kazinove të cilat do largohen nga 1 janari 2019, është radha e klubeve të striptizmit që të transferohen në periferi. Gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak të Tiranës ku u miratua buxheti për vitin e ardhshëm, Veliaj tha se afati për zhvendosjen e tyre është 1 marsi 2019.

Të gjitha strip-klabet në Tiranë, afati është deri në 1 mars për t'u larguar nga zonat e banuara të qytetit të Tiranës. Nuk është normale që përballë çdo shkolle ka strip-klube, ka ardhur koha t'i përzëmë nga qyteti. Me këtë vendim, është bashkia e Tiranë që jep autorizimin final për çfarëdolloj biznesi.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës