Pas kërcënimit rus, SHBA mbështetje të hapur Lituanisë

Pas kërcënimit rus, SHBA mbështetje të hapur Lituanisë

Lituania ka mbështetjen e fortë amerikane. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se qëndrojnë të palëkundur krah angazhimeve të Lituanisë dhe NATO-s për ta mbrojtur shtetin baltik pasi Rusia paralajmëroi fqinjin e saj mbi bllokimin e transitit hekurudhor.

"Ne qëndrojmë pranë aleatëve tanë të NATO-s dhe qëndrojmë pranë Lituanisë," u tha gazetarëve zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit Ned Price.

"Më specifikisht ndaj angazhimit tonë të nenit pesë të NATO-s -- premisa se një sulm ndaj njërit shtet anëtar do të përbënte një sulm ndaj të gjithëve -- ky angazhim nga ana e Shteteve të Bashkuara është i hekurt," tha ai.

Lituania, një ish-republikë sovjetike, anëtare si në NATO ashtu edhe në Bashkimin Evropian, ka qenë ndër vendet më të zëshme në kundërshtimin e pushtimit rus të Ukrainës.

Lituania tha se do të kufizonte transitin hekurudhor të mallrave që bëjnë pjesë në listën e sanksioneve nga BE-ja në Kaliningrad, një enklavë e izoluar ruse në Detin Baltik, e cila ndodhet midis Lituanisë dhe Polonisë. Rusia paralajmëroi se "me siguri do t'i përgjigjet" "veprimeve armiqësore".


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ukraina lindore në flakë! Lituania bllokoi mallrat drejt Kaliningradit, Rusia kërcënon: Do ketë pasoja! SHBA i kundërpërgjigjet: Kanë mbështetjen tonë


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës