Bllokada e vendosur nga Lituania për eksportin e një sërë mallrash nga enklava ruse në Kaliningrad duket se po nxit një konflikt të ri tashmë mes Rusisë dhe NATO-s duke marrë parasysh faktin se Lituania është pjesë e aleancës ushtarake dhe çdo cenim i territorit të saj do të thotë cenim i aleancës.
Për Moskën kjo është të nxisësh konflikt, ndërsa për Lituaninë kjo nuk është një bllokadë totale por një kufizim në transitin e mallrave që janë të sanksionuara nga BE. Rusia është shprehur do të përgjigjet për të mbrojtur interesat e saj nëse Lituania nuk heq menjëherë ndalimin e saj për tranzitin e disa mallrave në enklavën ruse të Kaliningradit.
Një reagim ka pasur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku deklaruan se do të qëndrojnë të palëkundur krah angazhimeve të Lituanisë dhe NATO-s për ta mbrojtur shtetin baltik pasi Rusia paralajmëroi mbi bllokimin e transitit hekurudhor.
Autoritetet lituaneze kanë ndaluar lëvizjen e mallrave të cilat janë të sanksionuara nga Bashkimi Europian në të gjithë territorin e saj që përfshin të vetmen rrugë hekurudhore midis Rusisë kontinentale dhe provincës e cila është e vendosur midis Polonisë dhe Lituanisë.
Rusia është zotuar se do të hakmerret kundër Lituanisë me masa që 'do të kenë një ndikim serioz negativ në popullatën lituaneze', kjo pasi vendi bllokoi mallrat e sanksionuara nga BE për të arritur në enklavën ruse të Kaliningradit.
Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev tha se Moska do t'i përgjigjet së shpejti masës së Lituanisë për të bllokuar dërgesat e qymyrit, metaleve, materialeve të ndërtimit dhe teknologjisë së avancuar nga kontinenti i Rusisë në Kaliningrad.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në fjalimin e tij të mbrëmjes të hënën se Ukraina po ecën në rrugën e duhur për t'u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.
Ndërkohë, sulmet e Rusisë shkaktuan një mbulesë të zjarrtë të martën përgjatë rajoneve në lindje të Ukrainës, ku grupe të rezistencës ukrainase po i mohojnë Moskës kontrollin e plotë ushtarak të rajonit, gati katër muaj pasi Kremlini nisi pushtimin.
Lituania ka mbështetjen e fortë amerikane. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se qëndrojnë të palëkundur krah angazhimeve të Lituanisë dhe NATO-s për ta mbrojtur shtetin baltik pasi Rusia paralajmëroi fqinjin e saj mbi bllokimin e transitit hekurudhor.
"Ne qëndrojmë pranë aleatëve tanë të NATO-s dhe qëndrojmë pranë Lituanisë," u tha gazetarëve zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit Ned Price.
"Më specifikisht ndaj angazhimit tonë të nenit pesë të NATO-s -- premisa se një sulm ndaj njërit shtet anëtar do të përbënte një sulm ndaj të gjithëve -- ky angazhim nga ana e Shteteve të Bashkuara është i hekurt," tha ai.
Lituania, një ish-republikë sovjetike, anëtare si në NATO ashtu edhe në Bashkimin Evropian, ka qenë ndër vendet më të zëshme në kundërshtimin e pushtimit rus të Ukrainës.
Lituania tha se do të kufizonte transitin hekurudhor të mallrave që bëjnë pjesë në listën e sanksioneve nga BE-ja në Kaliningrad, një enklavë e izoluar ruse në Detin Baltik, e cila ndodhet midis Lituanisë dhe Polonisë. Rusia paralajmëroi se "me siguri do t'i përgjigjet" "veprimeve armiqësore".
Përshkallëzimi i grindjes për shkak të refuzimit të Vilniusit për të lejuar çelikun dhe mineralin e hekurit të kalojnë eksklava ruse të Kaliningradit
Kreu i këshillit të sigurisë së Kremlinit ka kërcënuar "popullsinë e Lituanisë" në një përshkallëzim të grindjes për refuzimin e hekurudhave lituaneze për të lejuar kalimin e disa mallrave në enklavën ruse të Kaliningradit. Pas një takimi në rajon, i cili ndodhet midis Lituanisë dhe Polonisë, 800 milje larg Moskës, Nikolai Patrushev, një aleat i ngushtë i Vladimir Putinit, e rriti retorikën duke kërcënuar me "pasoja të rënda".
"Rusia me siguri do t'i përgjigjet veprimeve të tilla armiqësore," tha Patrushev. "Masat e duhura ... do të merren në të ardhmen e afërt ... Pasojat e tyre do të kenë një ndikim serioz negativ në popullsinë e Lituanisë."
Patrushev nuk specifikoi se si Rusia do të hakmerrej, duke thënë thjesht se do të ishte "ndëragjenci". Lituania tashmë ka bllokuar importet ruse të energjisë, duke lënë pak opsione të tjera për Kremlinin.
Në fundjavë, hekurudha shtetërore lituaneze u kishte thënë klientëve rusë se nuk mund të transportonte më çelik ose mineral hekuri nëpër territorin e BE-së në Kaliningrad , në detin Baltik.Komisioni Evropian ka thënë se Lituania po vepronte në mënyrë të ligjshme, megjithëse kreu i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha të hënën se ai do të "kontrollonte dyfish", në atë që dukej të ishte një përpjekje për të hequr thumbin nga sherri. Patrushev kishte folur pas një takimi në Kaliningrad, ndërsa më herët të martën Ministria e Jashtme e Rusisë thirri ambasadorin e BE-së në Moskë, Markus Ederer, lidhur me "kufizimet anti-ruse".
“U vu në dukje papranueshmëria e veprimeve të tilla, të cilat shkelin detyrimet përkatëse ligjore dhe politike të Bashkimit Evropian dhe çojnë në një përshkallëzim të tensioneve”, thuhet në deklaratën e ministrisë
‘Rusia është zotuar se do të hakmerret kundër Lituanisë me masa që 'do të kenë një ndikim serioz negativ në popullatën lituaneze', kjo pasi vendi bllokoi mallrat e sanksionuara nga BE për të arritur në enklavën ruse të Kaliningradit.
Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev tha se Moska do t'i përgjigjet së shpejti masës së Lituanisë për të bllokuar dërgesat e qymyrit, metaleve, materialeve të ndërtimit dhe teknologjisë së avancuar nga kontinenti i Rusisë në Kaliningrad.
“Rusia me siguri do t'i përgjigjet veprimeve të tilla armiqësore. Masat përkatëse janë duke u përpunuar në formatin ndërinstitucional dhe do të merren në të ardhmen e afërt”, citon Interfax të ketë thënë Patrushev, një ish-spiun i KGB-së./BBC
“Pasojat e tyre do të kenë një ndikim serioz negativ në popullatën e Lituanisë”, shtoi ai.
Paralajmërimi i Patrushev vjen pasi gjenerali rus në pension Evgeny Buzhinsky i kërkoi Putinit të dërgonte armë bërthamore në Kaliningrad.
Zëdhënësi i Presidentit u shpreh gjithashtu, duke paralajmëruar se Moska nuk do t'i besojë më Perëndimit pas kësaj lëvizjeje.
Një linjë emergjente komunikimi është krijuar midis Ministrive të Mbrojtjes të Rusisë, Ukrainës dhe Turqisë për të diskutuar mbi menaxhimin e korridoreve detare për eksportet e grurit nga portet ukrainase.
Përfaqësuesit që do të drejtojnë këtë korridor do të identifikohen në radhët e forcave të armatosura përkatëse në nivel gjeneralësh.
Lajmin e ka bërë të ditur televizioni shtetëror turk "TRT" .
Katër të vdekur, duke përfshirë një fëmijë dhe dhjetë të plagosur janë bilanci i sulmit të fundit rus në Kharkiv.
Lajmi u bë ditur nga Ukrinform duke cituar Konsulentin e Kreut të Këshillit rajonal të Kharkiv, Nataliia Popova. Shefi i policisë së Kharkiv, Volodymyr Tymoshko tha se një kolegj u godit në sulmin rus me qëllim të frikësimit të populla
Estonia ka akuzuar Rusinë se ka shkelur hapësirën e saj ajrore për herë të parë me helikopter, në një veprim që e cilësoi shumë provokues përpara një samiti të madh të NATO-s.
Shteti baltik, një anëtar i aleancës së NATO-s, tha gjithashtu se stërvitjet e vazhdueshme ushtarake ruse po simulojnë sulme raketore kundër vendit të tij çdo ditë.
"Kjo është tabloja e kërcënimit. Si e shohim ne kërcënimin rus... Nuk ka qenë kurrë aq serioz sa është tani," tha Kusti Salm, nëpunësi më i lartë civil në ministrinë e mbrojtjes të Estonisë, duke folur me gazetarët të martën.
Estonia tha se ka thirrur ambasadorin rus në Talin, fluturimi i helikopterit të rojës kufitare MI-8, i cili raportohet se hyri në hapësirën ajrore të Estonisë për dy minuta pa leje të shtunën në mbrëmje.
Nëpunësi i lartë civil estonez tha po ashtu:
"Të kalosh kufirin me një helikopter nuk mund të jetë një gabim, ka pasur shembuj të shumtë në ditët e fundit. Krahas veprimeve kufitare ka pasur veprime provokuese që kanë fluturuar shumë afër kufirit në ditët e fundit."
Rusia po kryen gjithashtu stërvitje ushtarake që përfshijnë simulimin e sulmeve me raketa ndaj fqinjit të saj baltik.
" Ata në fakt po simulojnë sulme me raketa kundër territorit të NATO-s dhe na bëjnë të ditur se po e bëjnë këtë," tha Salm.
Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Merrick Garland vizitoi Ukrainën të martën, më 21 qershor duke theksuar mbështetjen amerikane për të ndjekur penalisht ato forca ruse të akuzuara për krime lufte dhe mizori të tjera.
Garland u takua me Prokuroren e Përgjithshme të Ukrainës, Iryna Venediktova, e cila po drejton hetimin e atyre që Kievi thotë se janë 16,000 krime lufte të raportuara që kur Rusia pushtoi vendin gati katër muaj më parë. Rusia ka mohuar të ketë shënjestruar civilët në Ukrainë.
Gjatë takimit në qytetin e Lvivit, Garland bëri të ditur krijimin e një ekipi të fokusuar në gjurmimin e kriminelëve të luftës.
"Ne dhe partnerët tanë do të ndjekim çdo rrugë në dispozicion për t'u siguruar që ata që janë përgjegjës për këto mizori të mbahen përgjegjës," u tha Garland gazetarëve teksa hynte në takimin me Venediktovën.
Ekipi i krijuar do të ndihmojë Ukrainën me ndjekjen penale, mbledhjen e provave, mjekësinë ligjore dhe analizën ligjore të abuzimeve të të drejtave të njeriut, krimeve të luftës dhe mizorive të tjera, tha departamenti, duke shtuar se këshilltari kryesor i ekipit dikur udhëhoqi përpjekjet për të gjurmuar kriminelët nazistë të luftës.
Ekipi do të fokusohet gjithashtu në krimet e mundshme të luftës mbi të cilat Shtetet e Bashkuara kanë juridiksion, duke përfshirë vrasjen dhe plagosjen e gazetarëve amerikanë që mbulojnë luftën, tha departamenti amerikan i drejtësisë.
"Amerika - dhe bota - ka parë shumë imazhe të tmerrshme dhe kanë lexuar rrëfimet tronditëse të brutalitetit dhe vrasjeve që ka sjellë pushtimi i padrejtë i Rusisë në Ukrainë," tha Garland në deklaratën e departamentit.
Venediktova falënderoi Garland për mbështetjen e tij, duke e quajtur atë "shumë të rëndësishme".
"Ne të gjithë e kuptojmë se kemi armiq të mëdhenj," tha ajo.
Gati katër muaj pasi Rusia pushtoi Ukrainën, Kievi thotë se ka identifikuar mijëra raste të dyshuara për krime lufte.
Më të njohurit kanë qenë akuzat për vrasje të civilëve në Buça. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i ka denoncuar këto vrasje si krime lufte./REL
Gjermania do t’i dërgojë armë Ukrainës për aq sa është e nevojshme, tha kancelari gjerman Olaf Scholz, ndërsa shtoi se është e qartë se Ukraina i përket Evropës. Udhëheqësi gjerman tha se vendi i tij do të angazhohet që Ukraina të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kancelari gjerman Olaf Scholz u zotua se vendi i tij do të vazhojë të ndihmojë Ukrainën përmes dërgesave të armëve, për aq kohë sa do të jetë e nevojshme. Zoti Scholz shtoi se pas vizitës së tij në Kiev javën që shkoi, e ka edhe më të qartë se Ukraina i përket Evropës.
“Është e qartë se ne do të vazhdojmë mbështetjen me armë për Ukrainën. Do të vazhdojmë për sa kohë Ukrainës i duhet ndihma jonë”, tha udhëheqësi gjerman në një fjalim në Federatën e Industrive Gjermane “BDI” në atë që njihet si “Dita e Industrisë”.
“Ukraina na përket ne, i përket familjes Evropiane”, shtoi zoti Scholz ndërsa tha se Gjermania e mbështet rekomandimin e Komisionit Evropian që Ukraina të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE dhe se do të angazhohet që Këshilli Evropian të ketë një qëndrim të unifikuar për këtë çështje.
Sulmet e Rusisë shkaktuan një mbulesë të zjarrtë të martën përgjatë rajoneve në lindje të Ukrainës, ku grupe të rezistencës ukrainase po i mohojnë Moskës kontrollin e plotë ushtarak të rajonit, gati katër muaj pasi Kremlini nisi pushtimin.
“Sot gjithçka që mund të digjet ka marrë flakë,” deklaroi Serhiy Haidai, guvernatori i rajonit lindor të Luhanksut.
Lufta e Rusisë ka shkaktuar alarm mbi furnizimet ushqimore nga Ukraina drejt pjesës tjetër të botës dhe furnizimet me gaz nga Rusia, si dhe ka ngritur pikëpyetje për sigurinë në Evropën Perëndimore. Ushtria ruse aktualisht kontrollon rreth 95% të rajonit të Luhanskut. Por Moska ka luftuar për javë të tëra për ta pushtuar plotësisht atë, pavarësisht se ka vendosur trupa shtesë dhe ka një avantazh të madh në asetet ushtarake.
Në qytetin e Severodonjeckut, një nga pikat më të nxehta të luftimeve, trupat ukrainase kanë arritur të rezistojnë në fabrikën e lëndëve kimike Azot, ku janë duke u strehuar edhe qindra civilë. Sipas guvernatorit Serhiy Haidiai, forcat ruse po e shndërrojnë zonën “në rrënoja”.
“Është një katastrofë e vërtetë”, deklaroi Haidai për AP. “Pozicionet tona po goditen vazhdimisht me mortaja, raketahedhës të shumtë, artileri të kalibrit të madh, sulme me raketa.”
Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar vdekjen e një tjetri shtetasi amerikan në Ukrainë. Lajmin e ka bërë të ditur "CNN", dhe bëhet fjalë për Stephen D. Zabielski, 52 vjeç, i vrarë në mes të majit në luftime.
“Ne jemi në kontakt me familjen dhe kemi ofruar të gjithë ndihmën e mundshme konsullore”, tha një Zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
Sipas raportimeve të mëparshme, Zabielski vdiq më 15 maj ndërsa luftonte në fshatin Dorozhniank. Pak javë më parë, u raportua vrasja e një tjetër amerikani, ish-marinistit Willy Joseph Cancel.
rusi-ukraine-12-cnn-news-lajme-bota-1068x720-1-770x433.jpg" style="height:439px; width:780px" />
Të paktën 4,597 civilë kanë vdekur në Ukrainë që prej 24 shkurtit, ditën e fillimit të pushtimit rus.
Të dhënat më të fundit janë raportuar nga Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, i përditësuar në mesnatën e 20 qershorit.
Sipas të dhënave, të paktën 1 186 gra dhe 313 fëmijë janë në mesin e afro 4 600 viktimave.
Të paktën 5,711 civilë u plagosën, duke përfshirë të paktën 810 gra dhe 471 fëmijë.
Brenda disa ditësh, vendet e BE-së do të votojnë nëse do t'i japin zyrtarisht statusin kandidat Ukrainës një hap kyç në rrugën e gjatë për t'u bashkuar me bllokun.
Përpara samitit, kryetari i Parlamentit të Ukrainës Verkhovna Rada ka një mesazh të thjeshtë, ne po luftojmë për vlerat e BE-së në betejë.
"Ukraina është e gatshme të qëndrojë me Zotin për vlerat tona të përbashkëta, parimet e përbashkëta, perspektivat e përbashkëta, sepse ukrainasit sot po luftojnë për to në fushën e betejës", tha ai.
“Një po votim pa mëdyshje për Ukrainën do të jetë një gjest mbështetjeje për ukrainasit që mbrojnë demokracinë në vijën e parë”, shtoi Rada.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka kërkuar profesionistëve të filmit krijues që të bëjnë më shumë për të promovuar trimërinë ukrainase, në një fjalim në Festivalin Ndërkombëtar Cannes Lions për industrinë krijuese.
“Përfundimi i kësaj lufte dhe rrethanat e saj varen nga vëmendja e botës. Dhe kjo është arsyeja pse unë kam nevojë për aleatë. Ne kemi nevojë për njerëz si ju, "tha Zelensky.
"Unë besoj se fuqia e krijimtarisë njerëzore është më e madhe se fuqia e një shteti bërthamor që ka ngecur në të kaluarën," tha Zelensky.
“Flisni për Ukrainën. Mos lejoni që bota të kalojë në diçka tjetër", shtoi ai.
Në 117 ditët e luftës së Rusisë në Ukrainë, Zelensky ka mbajtur më shumë se 70 fjalime në mbarë botën, duke përfshirë në parlamente, institucione ndërkombëtare dhe forume biznesi.
ZyrtarI i lartë rus e ka përshkruar njoftimin e Lituanisë për të ndaluar transitin e materialeve të sanksionuara nga Bashkimi Evropian në Rusi përmes Kaliningradit, enklavës së Rusisë në BE, si "armiqësore" dhe premtoi hakmarrje.
"Rusia me siguri do t'i përgjigjet veprimeve të tilla armiqësore. Masat janë duke u përpunuar në format ndërinstitucional dhe do të merren në të ardhmen e afërt”, tha ai sipas agjensisë shtetërore të lajmeve Ria Novosti.
“Pasojat e tyre do të kenë një ndikim serioz negativ në popullatën lituaneze”, shtoi ai.
Patrushev mbërriti në Kaliningrad, i cili ndodhet midis Polonisë dhe Lituanisë në bregdetin Baltik, të martën për t'u takuar me guvernatorin e saj, Anton Alikhanov.
Hekurudhat e Lituanisë, kompania shtetërore hekurudhore, e kishte njoftuar Rusinë se duke filluar nga mesnata e 18 qershorit, trenat tranzit me mallra që i nënshtrohen sanksioneve të BE-së nuk do të lejohen më të kalojnë, tha Alikhanov në kanalin e tij telegram të premten.
Sipas lajmeve shtetërore ruse, të përfshira në listën e mallrave të ndaluara të publikuara nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik të Kaliningradit janë pajisjet industriale, veglat e makinerive dhe makinat për prodhimin dhe materialet e ndërtimit, si dhe mallra të ndryshme luksoze, vepra arti dhe antike dhe pajisje golfi sipas agjencisë TASS.
Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme të Lituanisë shkroi në Twitter se tranziti i pasagjerëve dhe mallrave të pasanksionuara vazhdon pa ndërprerje, se vendi nuk ka vendosur asnjë kufizim të njëanshëm, individual apo shtesë dhe se po vepron plotësisht në përputhje me ligjin e BE-së.
Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën me armë "për aq kohë sa nevojitet", tha kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë një fjalimi në takimin vjetor të Federatës së Industrive Gjermane të martën.
Scholz ripohoi gjithashtu angazhimin e Gjermanisë për të qëndruar me Lituaninë dhe aleatët e tjerë lindorë.
“Evropa dhe demokracitë perëndimore nuk e pranojnë sulmin e dhunshëm ndaj Ukrainës. Prandaj, Ukraina u furnizua gjërësisht me armë dhe sanksione të ashpra të paprecedentë u vendosën ndaj Rusisë”, tha Scholz.
"Këto sanksione funksionojnë. Po, këto sanksione po dëmtojnë edhe veten tonë. Ato dëmtojnë kompanitë tona, por kanë të drejtë," shtoi ai.
“Liria ka çmimin e saj. Demokracia ka çmimin e saj. Solidariteti me miqtë dhe partnerët ka çmimin e vet. Dhe ne jemi të përgatitur të paguajmë këtë çmim”, tha Scholz.
Scholz tha se udhëtimi i tij në Irpin afër Kievit të enjten e kaluar i bëri të qartë se Ukraina i përkiste familjes evropiane.
"Nuk do t'i harroj kurrë imazhet e tmerrit që pashë atje," tha ai.
Scholz theksoi se ai do të punojë për një vendim pozitiv për Ukrainën si një kandidate për anëtarësim në BE .
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se ai " nuk mund të përjashtojë" që amerikanët e kapur në Ukrainë mund të përballen me dënimin me vdekje.
“Këto janë vendime gjyqësore. Ne nuk i komentojmë dhe nuk kemi të drejtë të ndërhyjmë”, tha Peskov gjatë një conference për mediat.
“Kremlini nuk e dinte se ku ishin burrat”, shtoi ai, pasi familjet e tyre thanë se nuk ishin kthyer nga një mision rreth rajonit të Kharkiv.
Duke folur për gazetarët dje, Peskov tha se dy shtetasit amerikanë të arrestuar në Ukrainë ishin mercenarë që nuk mbulohen nga Konventat e Gjenevës dhe duhet të përballen me pasoja për veprimet e tyre.
Në konferencën e sotme, ai tha gjithashtu se Ukraina nuk është përpjekur të rifillojë negociatat e paqes me Rusinë
Pamjet e publikuara së fundmi nga guvernatori i rajonit të Donetskut supozojnë se tregojnë një zjarr në një shkollë në Adviivka pasi u godit nga bombardimet ruse.
Pavlo Kyrylenko tha se shkolla është e treta në qytet që dëmtohet nga trupat ruse, duke pretenduar se pothuajse 200 shkolla janë shkatërruar në total në rajonin e Donetsk që nga fillimi i pushtimit.
Rusia do të forcojë më tej forcat e saj të armatosura, kështu u shpreh Presidenti rus Vladimir Putin.
"Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë dhe forcojmë forcat tona të armatosura, duke marrë parasysh kërcënimet dhe rreziqet e mundshme ushtarake," tha ai.
Ai shtoi se raketat balistike ndërkontinentale Sarmat të sapo-testuara të Rusisë, të afta për të mbajtur 10 ose më shumë koka bërthamore dhe karrem, do të vendosen në detyrë deri në fund të vitit.
Vendet europiane janë të bashkuara në mbështetjen e tyre për t'i dhënë Ukrainës statusin e kandidatit për anëtar të Bashkimit Europian , kështu u shpreh ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut Jean Asselborn.
"Ne po punojmë drejt pikës ku i themi Putinit se Ukraina i përket Evropës, se ne gjithashtu do të mbrojmë vlerat që mbron Ukraina", tha ai para takimit me ministrat e BE-së.
Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev, ka mbërritur në rajonin e Kaliningradit, ku do të kryesojë një takim për sigurinë kombëtare.
Një mosmarrëveshje ka shpërthyer me Lituaninë që refuzon të lejojë që mallrat e embargos të dërgohen në enklavën e Kaliningradit nëpërmjet territorit të saj.
Reuters raporton se ambasadori i Bashkimit Europian në Rusi Markus Ederer ka mbërritur në Ministrinë e Jashtme ruse, ku është thirrur për këtë çështje.
Ka pasur disa shpërthime në qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv, sipas administratës rajonale. Detaje për viktimat dhe vendndodhjet nuk janë bërë të ditura.
Shpërthimet pasojnë sulmet me raketa në zonën përreth Mykolaiv të hënën. Sipas ushtrisë ukrainase, zona përgjatë kufirit të Mykolaiv-it me rajonin Kherson vazhdon të shihet me granatime nga forcat ruse që mbrojnë territorin që ata kanë kapur.
Administrata rajonale tha se qyteti i Shyroke, 50 kilometra (31 milje) në lindje të Mykolaiv, u bombardua të hënën në mbrëmje dhe të martën në mëngjes.
Sipas informacioneve paraprake, nuk ka viktima.
Linjat e frontit në rajonet Mykolaiv-Kherson kanë ndryshuar pak gjatë muajit të kaluar, megjithëse forcat ukrainase arritën disa përfitime modeste në një kundërofensivë që filloi në fillim të qershorit.
Ministria e Jashtme ruse ka lëshuar një opinion nga sekretarja e shtypit Maria Zakharova në lidhje me situatën globale të grurit. Ajo citon statistika që pretendojnë se nivelet e prodhimit dhe tregtisë së drithit janë më të larta se vitet e mëparshme, duke thënë se do të ketë më shumë drithëra në botë.
“Përfaqësuesit e Perëndimit po përdorin çdo platformë, përfshirë OKB-në, për të akuzuar Rusinë për reduktimin e sasisë së grurit të disponueshëm në treg nëpërmjet veprimeve të saj, gjoja duke hedhur një çelës në operacionet e drithit që, sipas Perëndimit, ka sjellë çmime të larta për grurin. Në realitet, megjithatë, ka më shumë drithë në treg se në vitet e mëparshme, dhe tregtia është gjithashtu në rritje”, tha ajo.
Ajo pohon se shkaqet e rritjes së çmimeve dhe mungesave janë:
- Gabimet sistematike të bëra nga perëndimi kur bën parashikime për politikën e tij bujqësore.
- Inflacioni global i shkaktuar nga mekanizmat dritëshkurtër financiarë dhe monetarë që përdori perëndimi gjatë pandemisë.
- Tranzicioni i konceptuar keq i Europës dhe Amerikës së Veriut drejt energjisë së gjelbër bazuar në futjen e detyruar të teknologjive të karburantit bio.
- Sanksionet e paligjshme që kanë ndërprerë zinxhirët e krijuar të parave të mallrave.
“Përsa i përket faktit nëse uria është një skenar realist, ekspertët parashikojnë gjithnjë e më shumë një rezultat pesimist. Ata besojnë se shumë kombe do të preken dhe akoma më shumë do të varfërohen. Regjimet perëndimore që nxisin dhe shkaktojnë shkatërrim duhet të fajësohen për këtë”, shtoi ajo.
Dje, diplomati i lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell , e përshkroi bllokadën ruse të eksporteve të grurit nga Ukraina si "një krim të vërtetë lufte".
Tre persona u vranë dhe shtatë persona u plagosën nga bombardimet ruse në rajonin e Kharkiv në 24 orët e fundit, sipas një postimi në Telegram nga guvernatori i zonës, Oleh Synyehubov.
Ai pohoi se një zjarr në një fabrikë të përpunimit të gazit në Izium po luftohet pas sulmeve dhe se një ndërtesë arsimore në rrethin e Kievit të Kharkiv u shkatërrua 40% pas sulmeve.
Ai tha se luftimet vazhdojnë në zonën e Iziumit, por se forcat ukrainase "zmbrapsin sulmet e armikut dhe mbajnë pozicionet e tyre të sigurta".
Agjencia e Energjisë e Danimarkës shpalli një alarm të nivelit të parë "paralajmërim të hershëm" lidhur me shqetësimet për furnizimin e saj me gaz, për shkak të pasigurisë në importet e energjisë nga Rusia për shkak të luftës në Ukrainë .
Bashkimi Europian ka krijuar një sistem për të lejuar shtetet anëtare të shënojnë vështirësitë e afërta të furnizimit me energji duke përdorur tre nivele në rritje të alarmeve duke filluar me "paralajmërim të hershëm", të ndjekur nga "alarm", pastaj "emergjencë".
Sistemi lejon ndihmën e ndërsjellë nga vendet e tjera të BE-së, por mund të nënkuptojë gjithashtu një fillim të racionimit të furnizimeve.
Të hënën, zëvendësdrejtori i Agjencisë Daneze të Energjisë, Martin Hansen, lëshoi paralajmërimin e nivelit të parë.
"Kjo është një situatë serioze me të cilën po përballemi dhe është përkeqësuar nga reduktimi i furnizimeve," tha Hansen në një deklaratë, siç raportohet nga Reuters.
Aktualisht rezervat e gazit të Danimarkës janë rreth 75% të mbushura, “dhe gazi është shtuar ditët e fundit”, shtoi agjencia.
Deklarata vjen pasi kompania daneze e energjisë Orsted njoftoi në fund të majit se dërgimi i gazit rus në vendin skandinav do të pezullohej nga 1 qershori, pasi Orsted refuzoi të shlyente pagesën në rubla.
Rusia është një nga burimet kryesore të importit të gazit natyror në Danimarkë, sipas Agjencisë Daneze të Energjisë.
Holanda gjithashtu njoftoi të hënën se do të heqë kufizimet për prodhimin e energjisë me qymyr, një ditë pasi Gjermania dhe Austria morën hapa të ngjashëm për të lehtësuar varësinë e tyre nga furnizimet me gaz rus.
Autoritetet e Moskës kanë deportuar 1.2 milionë qytetarë ukrainas në Rusi që nga fillimi i pushtimit, tha zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk gjatë një konference për shtyp, sipas agjencisë së lajmeve Ukrinform.
"Unë kam shifrën se sa janë deportuar në total dhe është pak më ndryshe nga ajo e dhënë nga Rusia. Por ju e kuptoni që Rusia nuk e thotë asnjëherë të vërtetën. Ata thonë se janë gati dy njerëz. Sipas raporteve tona është rreth 1.2 milionë njerëz”, tha Vereshchuk, duke nënvizuar janë 240 mijë fëmijë, nga të cilët janë 2000 jetimë.
Ukraina eshte shtet sovran i njohur nga OKB Kaq injorante jeni qe percudnoni nje njeri trim si Volodimir Zhelenski qe po i tregon mbare botes me aktin e tij heroik sesi mbrohet teresia territoriale e vendit Beni nje pyetje perpare se te shkruani komentet tuaja. Cdo Rusia ne Ukraine? A eshte e drejte qe bota ti bindet nje paranojaku si Putini?
PërgjigjuO Ari,... Po ku kemi goje ne te flasim. Per USA. Ata mbajne ter boten me. Buke dhe kur cdo vend ne bote ka fatkeqesi, i drejtohen USA per ndihme.
PërgjigjuKy legeni zelensky mendon se gjithe bota duhet te shkaterrohet per interesat e tij dhe Amerikes por kujt i plasi per keta maskarenj qelbesira si ky dhe biden , cdo vend duhet te shikoje me te miren per vendin e vet dhe duhet te mbaje drejtesi jo njeanesi si do amerika!
PërgjigjuKe folur drejt....ti zgjidhnin keto gjera kur kishin mundesi e tani na bejne derr derr tere kohen...interesat jane mdhore per te gjitha palet e perfshira ashtu dhe propaganda nga te dy krahet..