25-vjeçari realizoi golin që zhbllokoi sfidën në ndeshjen që Trabzonspor fitoi me rezultatin 0-3 kundër Samsunspor-it. Muçi mori një asist brenda zonës dhe arriti të finalizonte në mënyrë të përkryer me të majtën.

Në pjesën e dytë sulmuesi u zëvendësua, ndërsa për të ky ishte goli i dytë në kampionatin turk. Me këtë fitore, të paktën përkohësisht, Trabzonspori mban vendin e 3 në Superligën turke.