Gjyste Vulaj është një nga këngëtaret që ka vite në skenën muzikore. Ajo është përveç këngëve ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe për fotot e saj provokuese, por edhe pamjen tërheqëse. Ditën e sotme këngëtarja e njohur ka qenë e ftuar në emisionin ‘Rudina’ ku ka folur për jetën e saj.
Në fillim të emisionit ajo është pyetur nga moderatorja Rudina Magjistari dhe për dy koncertet që ndodhën së fundmi në Tiranë dhe në këtë moment Gjyste ka treguar se në fakt Rita ka përdorur në këngën e saj muzikën që ka krijuar bashkëshorti i saj Sokol Vula.
Sipas saj pjesën e muzikës së valles së Rugovës që ka përdorur Rita në këngën e saj ‘Black Ëidoë’ është një e krijuar dhe punuar nga bashkëshorti i saj dhe këngëtarja e famshme e ka përdorur pa leje.
Në këtë moment Rudina e ka pyetur nëse ka kontaktuar me Ritën për të kërkuar të drejtat dhe ajo e ka mohuar duke u shprehur se ata e kanë lënë me aq dhe se në fakt këtë gjë nuk duhet ta kishte thënë në emision live. Ndër të tjera ajo shtoi se pavarësisht kësaj është shumë e lumtur për Rita Orën, pasi na ka bërë krenar.
Gjyste Shalovica, më vjen keq,je 59 vjet larg të famshmes Rita Ora. Mos u kruj kot. Apo do me fitu fam nga fama e saj.
Përgjigju