Gjirokastër- Pas ngjarjes së Korçës ku katër persona të maskuar tentuan grabitjen e një shtapie, dy persona të maskuar kanë grabitur punonjësit e një lokali në Gjirokastër.
Ngjarja ka ndodhur në orën 22:00 në parkun e Viroit, ku dy persona të maskuar u shfaqën në momentin që po pronari po mbyllte lokalin.
Grabitësit goditën me mjete të forta 53-vjeçarin Adriatik B., duke i marrë 580 mijë lekë të vjetra dhe dy celularë ‘iPhone 5S’ dhe ‘Samsung’.
Pas marrjes së denoncimit më 12 gusht “blutë” e Gjirokastrës janë duke hetuar për të identifikuar dhe arrestuar autorët.
Njoftimi i policisë:
Dy persona të maskuar kanë grabitur punonjësit e një lokali në Gjirokastër.
Ngjarja ka ndodhur më 11 Gusht, ndërsa denoncimi në polici është bërë më 12 Gusht. Sipas tyre, në orën 22:00 në parkun e Viroit, dy persona të maskuar u shfaqën pas tyre në momentin që po mbyllnin lokalin.
Sapo hipën në makinë, autorët goditën me mjete të forta 53-vjeçarin Adriatik B., duke i marrë 580 mijë Lekë të vjetra dhe dy celularë ‘iPhone 5S’ dhe ‘Samsung’.
Uniformat blu në Gjirokastër janë duke hetuar për të identifikuar dhe arrestuar autorët.
Komente












Të kapen urgjentisht
Përgjigju