Kryeministri Edi Rama mbërrin në Vlorë

Kryeministri Edi Rama, pas vizitës në Korçë këtë të hënë, ka mbërritur edhe në Vlorë, i shoqëruar nga ministrja Mirela Kumbaro dhe disa investitorë. Rama ka mbërritur rreth orës 13:45 me helikopter në Vlorë, ndërsa në kuadër të vizitës së tij ka zhvilluar edhe inspektime në disa prej investimeve në qytet.

Fillimisht, kryeministri është ndalur në qendrën multifunksionale pranë Sheshit të Flamurit, më pas ka inspektuar punimet në muzeun hebraik, për të vijuar me një tjetër inspektim në zonën pranë ish-rrugës së Hebrenjve, në qendrën historike të qytetit.

Agenda e kryeministrit ka vijuar edhe në Orikum, ndërsa mbërritja e tij në Vlorë është mësuar vetëm paraditen e së hënës.

Në fokus janë pikërisht investimet që po kryhen në qytet, por edhe projekte të tjera për Vlorën, teksa Rama është shoqëruar nga disa investitorë dhe biznesmenë të huaj.


Lajmi kryesor:

Shkoi në Korçë me helikopter, Rama: Ishte planfikuar para shembjes së rrugës Librazhd-Pogradec! Ligësi t'i faturosh qeverisë rrëshqitjet gjeologjike