Pas krimit në Angli, shqiptari
dyshohet se fshihet në Tiranë

Ali Qazimaj personi që shihni në këtë foto rezulton shqiptari më i kërkuar nga policia angeleze dhe ajo shqiptare. Aktualisht po kryhen kontrolle të përbashkëta policore si në Angli dhe Shqipëri ku dyshohet se Qazimaj pas krimit makabër që ekzekutoi një cift të moshuarish fshihet në Shqipëri.

ali qazimaj

Këto të dhëna i jep media angelze e cila i referohet policisë angleze nga ku rezulton se në apartamentin ku jetonte Qazimaj në Angli si refugjat kosovar janë gjetur dokumenta që flasin se ai ka blerë një tokë në afërsi të aeroportit ‘’Nënë Tereza’’.

Për këto të dhëna hetuesit shqiptarë kanë kërkuar të dhëna në zyrën hipotekore në Shqipëri në lidhje me pronësinë dhe transaksionin e kësaj prone si dhe sekuestrimin e praktikës noteriale të cilën Qazimaj dyshohet se e ka bërë 3 muaj më parë në Tiranë.

Qazimaj gjatë qëndrimit në Angli ka përdorur dhe identitetin Marco Costa, për të cilin tani kanë nisur procedurat e sekuestrimit të banesës dhe të ardhurave që ai ka pasur në Angli.

42 vjecari Shqiptar i cili ka mashtruar policinë angleze duke fituar statusin e azilantit si refugjat lufte nga Kosova dyshohet se është personi që ka rrëmbyer e më pas ekzekutuar të moshuarit Peter dhe Silvia Stuart rreth një javë më parë.
Lidhja e Qazimaj me këtë krim sipas policisë angleze është bërë nëpërmjet automjetit që shihni në pamje Citroen C3 i gjetur shumë pranë zonën së krimit ku u zbulua kufoma e zonjës Stuart.
makina e ali qazimaj

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Mario Mitaj bind arabët në pak muaj, gati milionat për klubin rus

Mario Mitaj bind arabët në pak muaj, gati milionat për klubin rus