Pas kritikave të Ramës dhe Çuçit ndaj AKU-së, shkarkohen drejtorët në Korçë, Tiranë dhe Durrës

Shkarkohen 3 drejtorë rajonal të AKU-së së Tiranës, Durrësit dhe Korçës.

Merita Mëçalla, drejtoreshë e AKU në Tiranë, Algert Mëhalla në Korçë dhe Martin Jorgaqi në qytetin e Durrësit janë shkarkuar me motivacionin e performancës së dobët në punë dhe mospërmbushje të detyrave. Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë shkarkuar gjithashtu edhe disa inspektor rajonal.

Ky vendim vjen pas kritikave të njëpasnjëshme të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi për këtë insitucion. Ky i fundit, në një intervistë në '5 pyetje nga Babaramo" tha se AKU nuk ka kryer detyrën e saj, e për këtë arsye do t'i nënshtrohen një formati rrënjësor.

Siguria ushqimore është kthyer në  kryefjalën e këtyre ditëve, pasi vetë kryeministri Edi Rama e ka trajtuar me shumë kujdes këtë çështje. Rama dhe ministri i bujqësisë Bledi Çuçi, prezantuan ndryshimet në kodin penal për sigurinë ushqimore, ku shkeljet do të dënohen me 15 vite burg dhe heqjen e të drejtës për t'u marrë me aktivitet në rast se shkelin ligjin.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ...: 08/05/2019 16:32

    Duhen specialist te fushes qe nga kreu, mos u gjeni pune njerzve(miqve), por i gjeni punes njerzit e pershtatshem, ne keye eshte hetoja qe vec me vjedh s din gja tjeter..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK