Pas Kroacisë dhe qeveria kosovare
 fal borxhet për qytetarët e saj 

Pas Kroacisë dhe qeveria kosovare<br /> fal borxhet për qytetarët e saj 
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës nisi proçedura për faljen e borxheve të qytetarëve ndaj shtetit dhe ndërmarrjeve publike, që nga periudha e pasluftës deri më datë 31 dhjetor të vitit 2008. Për trajtimin e kësaj çështjeje u formua edhe një komision përkatës.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi, i cili deklaroi se më shumë detaje lidhur me këtë çështje do t’i japë ministri i financave Avdullah Hoti, në konferencën për shtyp.

Kryeministër i Kosovës Isa Mustafa tha se “falja e borxheve do të jetë një stimulim për ekonominë vendore”. Përfituesit e kësaj falje janë personat debitorë të energjisë elektrike, tatimit në pronë dhe dogana deri në dhjetor të 2008-ës, të cilët nuk do të paguajnë asnjë monedhë.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë u diskutua dhe për dërgimin e një njësie të Forcave Speciale të Kosovës për një operacion humanitar ndihmës në Shqipëri.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf