Pas kundërshtimit për Ushtrinë, Qeveria e Kosovës i përgjigjet NATO-s: E drejta jonë buron nga sakrifica dhe liria

Pas kundërshtimit për Ushtrinë, Qeveria e Kosovës i përgjigjet NATO-s: E drejta jonë buron nga sakrifica dhe liria

Foto ilustruese

Qeveria e Kosovës ka uruar qytetarët e Kosovës për formimin e Ushtrisë por i është përgjigjur edhe deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ku shfaqet dukshëm kundërshtimi ndaj votimit të sotëm.

Ajo transmeton përmes një deklarate se vlerëson se e drejta e Kosovës për ushtri buron nga sakrifica dhe liria, nga e drejta e shtetit, nga sovrani dhe vullneti qytetar për të mbrojtur dhe promovuar vlerat properëndimore në Kosovë dhe më gjerë. “Kosova është NATO dhe NATO është Kosovë. Për këtë askush mos të ketë asnjë dyshim. Së bashku me aleatët, NATO-n do të jemi vetëm në shërbim të demokracisë, sigurisë, paqes dhe zhvillimit në Kosovë, rajon e kudo që kërkohet”, shkruhet në tej në deklaratën e Qeverisë.

Qeveria e Kosovës shprehet se me miratimin e Projektligjit për Ushtrinë, konsideron përcaktimin e kompetencave, organizimin dhe funksionimin e FSK-së, si forcë multietnike, profesionale, e armatosur dhe e autorizuar për të shërbyer në vend dhe jashtë vendit, në pajtim me mandatin e dhënë kushtetues dhe ligjor në mbrojtje të integritetit territorial, qytetarëve, pronës dhe interesave të Kosovës.

“Po ashtu, me miratimin e Projektligjit për Shërbimin në FSK ne rregullojmë kushtet e përgjithshme të shërbimit në FSK, si një shërbim i ndërtuar mbi bazën e parimit të ligjshmërisë, profesionalizmit, komandës, disiplinës, respektit, nderit, ruajtjes së informacionit, komunikimit, jo diskriminimit dhe mundësive të barabarta, paanshmërisë politike, transparencës dhe llogaridhënies; me miratimin e Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, ne riorganizojmë dhe kalojmë nga Ministria e FSK-së në Ministri të Mbrojtjes, me qëllim të mbikëqyrjes dhe kontrollit civil demokratik mbi FSK-në me strukturën e saj organizative që siguron funksionalizimin e plotë dhe përmbushjen e përgjegjësive të saj”, thuhet më tej deklaratë.

Në fund, Qeveria e Kosovës kujton dhe nderon të gjithë burrat dhe gratë që bënë sakrifica të mëdha për lirinë dhe shtetin kosovar si dhe shpreh mirënjohjen e saj për misionin e NATO-s, KFOR-it dhe ndaj të gjithë trupave ushtarake të vendeve aleate.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë