Stoltenberg kundër Ushtrisë së Kosovës: Palët të sigurojnë se ky vendim nuk do të shkaktojë tensione në rajone
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar ashpër ndaj krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës. Në një postim në rrjetin social "Twitter", Stoltenberg shkruan se e kundërshton vendimin e krijimit të Ushtrisë në Kosovë, ndonëse thotë se erdhi si pasojë e shqetësimeve të shprehura nga NATO. Në fund, ai shkruan se të gjitha palët tanimë duhet të garantojnë se krijimi i Ushtrisë në Kosovë nuk do të rrisë tensionet në rajon.
Stoltenberg edhe përpara ditës së sotme historike për Kosovën, është shprehur kundër krijimit të Ushtrisë. "Të gjithë aktorët politikë përgjegjës në rajon duhet të përqëndrohen në përparimin e reformave dhe në dialog. E përsëris thirrjen time për Prishtinën dhe Beogradin që të mbeten të qetë dhe të përmbahen nga çdo deklaratë apo veprim që mund të çojë në përshkallëzim. NATO vazhdon të mbështesë dialogun e sponsorizuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës si zgjidhja e vetme politike e qëndrueshme për rajonin", ka deklaruar pak ditë më parë Stoltenberg pas një takimi të jashtëzakonshëm NATO-Ukrainë.
Postimi i Jens Stoltenberg në rrjetin social "Twitter"
Lajmi kryesor:
Historike/ 'Ushtria' bashkon politikën në Kosovë, Kuvendi miraton me 106 vota transformimin e FSK-së
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1490
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministrja e Kurtit sulmon Ramën pas fjalimit në Kuvend! I përvishen shqiptarët e Kosovës: Si nuk ke turp?!
21 Dhjetor, 09:56
-
Mbledhja e Kuvendeve Kosovë-Shqipëri, Kreshnik Çollaku: Ngjarje pozitive! Rama provokoi, bëri fushatë kundër Kurtit
20 Dhjetor, 17:44
-
Deklarata e përbashkët e Kuvendeve Kosovë-Shqipëri: Dënohen sulmet në veri, thirrje Serbisë t’i dorëzojë autorët
20 Dhjetor, 16:58
-
Shqipëri-Kosovë një Kuvend, Rama: Pezmatimi i aleatëve po pengon! 'Ngrini' dialogun me Serbinë, normalizimin synojeni me BE! Osmani: Të unifikojmë politikën e jashtme
20 Dhjetor, 07:28
-
Shqipëria e Kosova nesër mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve, ‘përjashtohen’ Berisha e Basha! Lista e deputetëve pjesëmarrës
19 Dhjetor, 14:16
-
Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Kuvendi më 20 dhjetor në Prishtinë, axhenda! Nga Rama te Kurti, ja politikanët që do mbajnë fjalime
18 Dhjetor, 17:03
-
Detajet nga mbledhja e Kuvendeve Shqipëri-Kosovë më 20 dhjetor, në fokus koordinimi i agjendës kombëtare
16 Dhjetor, 10:46
-
Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Kuvendi, Spiropali: Kjo vjen si nevojë e koordinimit të axhendës tonë kombëtare për realizimin e objektivave strategjike
14 Dhjetor, 15:27
-
Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Kuvendi, 130 deputetë më 20 dhjetor në Prishtinë! I pranishëm edhe Rama
13 Dhjetor, 19:34
-
Kosovë/ Seancë e jashtëzakonshme për përgjimin Kusari-Radoiçiç, Vetëvendosja e bojkoton, Haradinaj: Komunikoi me porosi të Kurtit!
11 Tetor, 17:55
-
Përgjimet për pazare mes Kusari-Lila dhe Radoiçiç, përplasje në Kuvendin e Kosovës, deputetja e AAK-së: Spiune
10 Tetor, 12:50
-
Kuvendi i Kosovës miraton buxhetin për vitin 2024! Opozita braktis seancën
14 Dhjetor 2023, 21:34