Pas shkarkoi grupin berishian, Basha mblodhi në seli deputetët, zbardhen porositë: Qëndroni pranë banorëve të përmbytur, paralel punoni për 18 dhjetorin

TIRANË- Ditët e fundit për kryedemokratin Lulzim Basha nuk kanë qenë aspak të qeta. Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Basha ka mbledhur pasditen e djeshme edhe grupin e deputetëve ku u ka dhënë disa porosi. Së pari, mësohet se numri një i demokratëve i ka porositur deputetët demokrat që t'u gjenden pranë banorëve të cilët janë prekur nga përmbytjet, e ndërsa kryefjalë ka qenë edhe Kuvendi i 18 dhjetorit. Ai u ka kërkuar deputëteve, që në terren të punojnë jo vetëm për aktivitetin parlamentar të javës, por edhe për organizimin e 18 dhjetorit.

"Ndërthurni me aktivitetin përgatitor në strukturat e Partisë në lidhje me përgatitjet për Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Kryesia e Partisë Demokratike këtë të shtunë, në datë 18 dhjetor", mësohet t'u ketë thënë Basha.

Ky i fundit e përcaktoi 18 dhjetorin si një ditë vendimtare për të ardhmen e PD, në të cilën nuk do t’u flasë vetëm demokratëve, por gjithë shqiptarëve, e që sipas tij do të projektojë modelin e ri të funksionit dhe të aktiviteti politik të Partisë Demokratike. Sipas kreut të PD-së, në Kuvendin e 18 dhejtorit do të merren vendime të rëndësishme të cilat do ta shndërrojnë Partinë Demokratike në një forcë politike moderne, për t’u dhënë shqiptarëve një model qeverisës të shkëputur nga e kaluara dhe për të sjellë ndryshimin që meritojnë të gjithë.

Kjo mbledhje vjen pasi dje Këshilli Kombëtar shkarkoi me 251 vota pro nga 257 që votuan nga funksionet 10 anëtarë të Kryesisë, duke nisur nga Edi Paloka dhe më pas me anëtarët dhe sekretarët e Kryesisë së PD, por pa prekur Sali Berishën, që ishte the kryesori i kësaj lëvizjeje. Të gjithë emrat e shkarkuar ishin mbështetës të Sali Berishës, e teksa bëri me dije se nuk njeh asnjë vendimet e marra në Kuvendin e 11 dhjetorit. Që do të thotë, Këshilli Kombëtar, Kryesia e Partisë dhe Kryetari, pra vetë ai, do të vijojnë të jenë në krye të detyrë, pa asnjë ndryshim, është kujdesur të theksojë Basha, duke thënë se ajo që u prodhua nga 11 dhjetori, është përpjekja e fundit e Sali Berishës në luftën kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët e kanë shpallur ‘Non Grata’. 

Prej 9 shtatorit, kur dhe Berisha u pezullua nga grupi parlamentar, në selinë ka nisur një luftë mes njëri-tjetrit, duke bërë një parti e cila është më e ndarë se kurrë në historinë 31-vjeçare të themelimit të saj. Ironike në të gjithë këtë histori, është se përçarja arriti kulmin në ditën e themelimit të saj, në 11 dhjetor.

Demokratët që munguan në mbledhjen e Kryesisë dhe u shkarkuan
Edi Paloka (Kryetar i Këshillit)
Anëtarët e kryesisë
Flamur Noka
Aldo Bumçi
Gent Strazimiri
Albana Vokshi
Oerd Bylybashi
Sekretarët
Ervin Minarolli
Ivi Kaso
Belind Kelliçi
Ledina Mandia

Lajm në përditësim

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:22
Mesazhi i koduar i Bashës: Ditë e bukur sot, më bukur do bëhet (VIDEO)

Lulzim Basha ka mbërritur ditën e sotme në selinë blu, ku në hyrje për gazetarët është shpehur "ditë e bukur sot, edhe më bukur do bëhet". Duket se pavarësisht situatës në PD e cila nuk është aspak në favor të Bashës, ai vijon të jetë optimist. 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • velo: 13/12/2021 11:15

    Sa per te qeshur je bere o LYL, ti je duke u mbytur se po ta mer partine Sali non grata dhe u thua debuteteve shkoni ne zonat e permbytura, cfar do bejne ne keto zona, cfar ndime do japin koqet e balos se ato keni ne dore....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim