Pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, deputetja Marjana Koçeku i është bashkuar protestës në Tiranës. E pyetur nga Report Tv se çfarë mund të thotë për këtë protestë dhe për pjesëmarrjen e saj, Koçeku u përgjigj shkurt duke thënë se “Vëmendjen duhet ta marrë protesta dhe jo ajo”.

Më 14 qershor, përmes rrjeteve sociale, ajo shpalli shkëputjen nga shumica që e çoi në Kuvend. Një ditë më pas, deputetja publikoi simbolin e flamingos, tashmë të lidhur me protestat që prej javësh po zhvillohen në vend.


Lajmi kryesor:

21 ditë protestë/ Shqiptarë të diasporës vijnë në Tiranë, kërkesë Ramës: Jep dorëheqjen deri nesër! Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku del në shesh! Nis marshimi