Pas largimit të Isa Mustafës nga LDK, zbulohet kandidati i parë për kryetar

Pas largimit të Isa Mustafës nga LDK, zbulohet kandidati i parë për kryetar

Pas largimit të Isa Mustafës nga LDK, anëtari i kryesisë i kësaj partie, Anton Quni ka konfirmuar në një intervistë për mediat kosovare që do të jetë kandidat për kryetar.

“Jam kandidat për kryetar të LDK-së. Janë shumë arsye e faktorë pse kam vendosur t’i futem kësaj gare. Në zgjedhjet e fundit është shprehë mosbesim ndaj LDK-së. Ata që kanë dalë në VV, brenda një kohe të shkurtër do t’i riktheja në shtëpinë e tyre” tha ai.

Ai ka folur edhe për ndikimin e largimit të Vjosa Osmanit nga LDK.

“Jo që na ka lanë shenjë, por e ka përgjysmuar Lidhjen Demokratike të Kosovës. E ka humbur përgjysmë forcën e Lidhjes Demokratike”, ka deklaruar ai.

Isa Mustafa dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të LDK-së pas humbjes dhe rezultatit të dobët në zgjedhjet e 14 shkurtit.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Begu: 22/02/2021 12:05

    LDK me Isen u mbush me kundershtvare,Mu per kete tash 11 vjet nuk degjohet ze kundershtimi,te gjithe kane heshtur,Te gjithe jane fajtore per kete fatalitet.Kot genjejne e krrokasin disa,zeri nuk eshte degjua,madje edhe atehere kur duhejm te flisnin.te gjithe e votonin madje edhe dergonin anetar te ASHAK Isen,"akademmikun", tash kur erdh i maja e fatalivtetit "dolen" disa qe po krroksmin,dolen edhe "kandidatet"apo pretendentedolen. Mos harrconi LDK pas lufte 1999, me larg imin e ve.primtareve t e e.prku sht uar, eshte mbu shur me delirant profiter dhe me ata qe ne LDK shpetonin te palarat e se kaluares.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)