Pas Lazaratit, asgjesohen 16 mijë
rrënjë kanabis në malësinë e Krujës

Pas Lazaratit, asgjesohen 16 mijë<br />rrënjë kanabis në malësinë e Krujës
KRUJE- Pak kohë pas operacionit në Lazarat për asgjësimin e tonelatave kanabis sativa, dhe arrestimin e personave përgjegjës për kultivimin e tregtimin e bimës narkotike policia e shtetit bënë publik ndërhyrjen dhe në zonat malore të qarkut Durrës dhe malësitë e Krujës.
 
Në një operacion të koordinuar ku janë angazhuar policë të Durrësit, Krujës, Forcat Rena, Helikopterë dhe 32 patrulla policie, është bërë e mundur që brenda 1 jave të asgjësohen 16 mijë e 254 rrënjë kanabis.
 
Policia bën me dije se kalimi në këtë fazë është bërë pas kryerjes së analize të hollësishme të të gjithë të dhënave për kultivimin e bimëve narkotike, si marrja e të dhënave nga kontrolli ajror i territorit, marrja dhe përpunimi i informacioneve për vendet ku kultivohet bimë narkotike dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të këtyre veprave penale.
 
Pas këtyre informacioneve, blutë kanë kryer dhe ndërhyrjen në terren në Malsinë e Krujës, në fshatrat Cudhi-Kam, Shqez, Mafsheq, Bruz-Zall, Kroi i Madh, Bret, dhe në zonat Malore të Komunës Nikël, në fshatrat Mukje, Burja, Kurcaj.
 
Gjatë kësaj jave policia sqaron se në dispozicion të operacionit të nisur kundër kultivimit dhe tregtimit të narkotikëve ka vendosur dhe oficerë të policisë gjyqësore të cilët administrojnë dhe dokumentojnë çdo provë në terren për të përmbyllur në kohë reale hetimet e më pas vendosjen e përgjegjësve para drejtësisë.
 
Deri në këto momente janë proceduar 12 persona, ndërsa në përfundim të operacionit policia bënë me dije se do të hetojë dhe mbi përgjegjësitë penale të drejtuesve lokalë përfshi krerët e komunave dhe kryepleqtë në të cilën është gjetur e kultivuar bimë narkotike.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë