Masakra e Magdeburgut në Gjermani, ka bërë që shumë vende të tjera të shtrëngojnë masat për shtimin e sigurisë së qytetarëve.
Drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes së qytetarit kanë mbajtur një mbledhje të jashtëzokonshme orët e fundit. Mësohet se është vendosur që të vihen në fuqi masat e shtuara të sigurisë për 15 ditët e ardhshme.
Vëmendja kryesore është kryesisht në rrugët kryesore tregtare dhe qendrat tregtare, në qytetet apo fshatrat festivë në prag të Krishtlindjeve dhe festave të fundvitit. Ndër masat kryesore janë patrullimet intensive në grupe me policë dhe civilë.
Ndërkohë në pikat kufitare, tokësore apo edhe aeroporte, do të ketë mbikëqyrje të shtuar. Gjithashtu bëhet me dije se autoritetet greke janë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet gjermane për çdo informacion që mund të jetë i dobishëm.
Greqia është ndër vendet që ka reaguar menjëherë me shtimin e masave pas masakrës në Gjermani, ku mbetën të vdekur 15 persona dhe u plagosën rreth 200 të tjerë. Më herët, Britani e Madhe dhe Italia kanë deklaruar shtimin të masave për periudhën e Krishtlindjes.