Evi Kokalari është i drejtuar Gjykatës së Tiranës me një padi, ku kërkon anulimin e zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Demokratike, garë në të cilën nuk u lejua nga Sali Berisha që të merrte pjesë si kandidate.

Pas refuzimit të kërkesës nga Komisioni Zgjedhor në PD, për t’u regjistruar në zgjedhje si kandidate, këtë të enjte Kokalari i është drejtuar me një padi Gjykatës së Tiranës, ku kërkon pezullimin e menjëhershëm të zgjedhjeve dhe çdo vendim tjetër të marrë këto kohë.

“Ishte e qartë që këtë hap do e merrja. Sali Berisha e di shumë mirë, unë kam qe në fund të 2022 që i kam thënë që do kthehem në Shqipëri, dhe e shikoj që në këtë punë, në PD-në që unë i dhashë dhe zemrën dhe shpirtin, i thashë gjithë energjinë, i dhashë financat e mia se çdo gjë e kam financuar vetë kur vija në Shqipëri... “,- tha Kokalari në “Frontline”.

Kokalari nuk është e vetmja demokrate që u ndalu të garonte për lidershipin e PD-së dhe që i është drejtuar gjykatës. Edhe mjekja Merema Sela, e cila pati të njëjtin fat si Kokalari tashmë pret nga Drejtësia të njëjtën vendim si aktivistja shqiptaro-amerikane.

Kujtojmë që në zgjedhjet për kreun e PD-së, ishin disa kandidatë që kërkuan të bëhen pjesë e garës për të drejtuar partinë më të madhe të opozitës.

Ervin Salianjit, Mereme Selës, Vladimir Mulajt, Alesia Balliut apo Evi Kokalarit, iu refuzua kandidimi, teksa emri i vetëm që demokratët do të votojnë në zgjedhjet e 23 majit është Sali Berisha.