TIRANE- Pas suksesit në Konferencën e Berlinit, ku mori mbështetjen e Kancelares Angela Merkel, kryeministri Edi Rama ka fituar një tjetër aleate e fuqishme në Bashkimin Evropian, mikesha e tij e vjetër, Federica Mogherini, ministrja e jashtme e Italisë, është zgjedhur Shefe e Politikës së Jashtme të BE. Udhëheqësit e 28 vendeve të BE kanë zgjedhur dje Frederica Mogherinin si shefen e diplomacisë së Unionit.

Gjatë konferencës, kreu aktual i BE-së, Van Rompuy u shpreh se Federica Mogherini është fytyra e re e Politikës së Jashtme së BE. Ndërsa ajo do të nisë detyrën nga data 1 nëntor.