Ish-kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka ripublikuar edhe njëherë videon e shpërndarë nga presidenti Meta, ku në të shfaqej kryeministri Rama në vitin 2000 kohë kur mbante postin e ministrit të Kulturës dhe thoshte se do të mbështeste ruajtjen e monumenteve kulturore.

Sipas Vasili, nuk e merr vesh se pse kryeministri Tama është bërë gënjeshtar. Më pas Vasili shkruan se shpreson të vazhdojë transparenca që ka shpërndarë Meta.

Postimi i plotë i Vasilit:

Na kishte marre malli per kete Edi Ramen objektiv,qe nuk genjen fare qe thote te vertetat sic jane.

Nuk e marr vesh pse u be me pas kaq genjeshtar i madh ky Edi Rama.

Kush e prishi kete njeri xhanem?

Kush e mori ne qafe?

Kush e meson qe te futet ne erresire?

Pse e shperdorojne naivitetin e tij saqe e bejne te duket edhe si tuaf edhe si matuf?

Ishalla vazhdon kjo koherenca dhe transparenca, qe te rrojme e ta kujtojme te mirin Edi Rama qe e telendisi per dreq shoqeria e keqe!!