Pas ndalimit të Mirit në hetim janë edhe dy gjyqtarët e tjerë. Procesi ndaj Gentian Dodës ka kaluar të gjitha hallkat e gjyqësorit në Shqipëri, është dënuar për vrasjet e 1997 në vitin 2000 me 20 vite burg, u arratis në SHBA, më pas u kap dhe u ekstradua.
Në gjykatën e Lartë u vendos të mos ndryshohet akuza. Çështja e tij u shqyrtua edhe në Gjykatën Kushtetuese, e cila vendosi që gjykimi ndaj tij të zhvillohej sërish në gjykatën e shkallës së parë të Matit. Por ishte gjykata e Apelit ajo që i ndryshoi akuzën nga vrasje në plagosje duke sjellë lirimin e tij dhe ndalimin e gjyqtarit.
dy.b/shqiptarja.com










