RUSI- Kamionët e parë Rusë të ndihmës humanitare që kryen misionin e tyre në Luhansk kanë nisur kthimin drejt Rusisë. Kamionët kanë dorëzuar ndihmat ushqimore për popullsinë civile në Lindje të Ukrainës, pavarësisht protestave në Kiev dhe kritikave të perëndimorëve që e konsideruan gati një pushtim të Ukrainës nga Rusia.
 
Lajmi i largimit të tyre është bërë me dije nga disa media ruse dhe është raportuar gjithashtu dhe nga vëzhguesit e OSBE-së.
 
Më shumë se 100 kamionë rusë hynë ditën e djeshme në territorin e Ukrainës Lindore pa një leje qeveritare, pasi kishin ndenjur prej një jave në kufi në pritje të lejes se kalimit për kryerjen e misionit të tyre humanitar.
 
Redaksia Online
(Suada Bajraktari/e.s/shqiptarja.com)