Pas muzikës, MC Kresha i futet botës së futbollit! Bëhet drejtor teknik

Pas muzikës, MC Kresha i futet botës së futbollit! Bëhet drejtor teknik

MC Kresha me licencën e trajnerit (majtas)

Klubi i futbollit Phoenix në Kosovë ka konfirmuar zyrtarisht se kanë arritur marrëveshjen me Kreshnik Fazliun, i njohur si MC Kresha. Këngëtari që ka një numër të madh fansash njihet për dashurinë që ka për futbollin, teksa së fundmi u pajis në Shqipëri me licencat e duhura për këtë aktivitet.

MC Kresha do mbajë postin e drejtorit teknik në klubin e Phoenix, teksa kjo është aventura e parë për të në këtë disiplinë.

"Me kënaqësi iu njoftojmë se Mc Kresha ka pranuar të bashkohet me klubin e futbollit Phoenix si pjesë e stafit teknik dhe menaxher gjeneral. E falënderojmë dhe na nderon për bashkëpunimin e tij me trajnerin Gani Sejdiu", ka njoftuar klubi kosovar.

MC Kesha me drejtuesit e Phoenix

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Dyfishohen rastet e fruthit gjatë 2023, Evropa rajoni më i prekur

Dyfishohen rastet e fruthit gjatë 2023, Evropa rajoni më i prekur