Reagon importuesi i 'Wudy': Malli me rrezik është tërhequr, ai që shkarkohet tani është i sigurt, do i konsumoj publikisht me familjen! AKU i papërgjegjshëm

Frigo Food, importuesi i produkteve “Wudy” në Shqipëri, Sokol Meqemeja, ka reaguar pas thirrjes së AKU për të tërhequr çdo lloj produkti të kësaj marke nga super-marketi. Importuesi bën me dije se të gjitha llojet me prani të bakterit janë tërhequr, ndërsa produktet që tregtohen aktualisht janë të kontrolluara me analiza të bëra në Itali,

“Jemi hasur me problem në një nga lotet e kompanisë që ka pasur probleme ma pastizatorin e produktit. Është lajmëruar ministria e bujqësisë Italiane, është bllokuar dhe nga ai stabiliment është raportuar në Bashkimin Evropian që çdo produkt nga ky stabiliment prej tre muajsh do jetë për raportime”, deklaroi importuesi, duke theksuar se vazhdon importi i Vudit nga stabilimente të garantuara.

“Marrim certifikate dhe jo më larg se dje kemi importuar, sot ngarkohen kamionë të tjerë. Situata e paraqitur në drejtim të kompanisë, mendojmë se ka konfuzion”, tha ai.

Improtuesi akuzoi AKU-n se bën deklarata të papërgjegjshme kur thotë që duhet të shkarkohet çdo produkt Wudy nga raftet e dyqaneve. Ai tha se garanton që produktet që do të shkarkohen sot, të importuara nga Italia, është produkt i lejuar në Bashkimin Europian. Për të provuar sigurinë e produkteve, ai tha se do ta konsumojë produktin publikisht, bashkë me familjen e tij.

“Më kanë akuzuar se helmoj njerëzit. Unë jam përfaqësues i kompanisë italiane dhe jam krenar. Ky është problem Teknik. Ka pasur produkte, por nuk kam zyrtare sasitë. Çdo fabrikë ka autokontroll dhe vetë. Çdo kontroll është deklaruar. Autokontrolli tek A ka deklaruar vetë. Është tërhequr produkti. Nuk ka produkt të kontaminuar. AKU duhet të jetë e kujdesshme vetë. Duhet të ishte e qartë para se të dilte në media. Kamioni ka kaluar dje dhe çdo gjë ka shkuar për analizë. Nuk është luftë vetëm me produktin por është dhe luftë tregtare. Jam I bindur se luftë tregtare. Thonë se kam krijuar raste për helmim të njerëzve. Çdo ditë konsumojmë. Ne kemi pasur në kompani të gjithë inspektorët e AKU. Kemi tërhequr produktet. Besoj se ka përfunduar tërheqja e produktit. Gjatë gushtit kemi pasur mungesë pasi kompani nuk na ka furnizuar siç duhet”, u shpreh ai.

Produktet 'Wudy'rezultuan me bakterin e rrezikshëm “Listeria”, që shkakton pasoja të rënda në shëndetin. Autoriteti Kombëtar i Ushqimeve, u bëri thirrje qytetarëve të mos e konsumojnë këtë produkt me, por ta kthejnë në pikat e shitjes.

D.GJ/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?