Pas ngjitjes, FSHF inspekton
gjendjen e Tërbunit dhe Bylisit

Pas ngjitjes, FSHF inspekton<br />gjendjen e Tërbunit dhe Bylisit
Pas përfundimit te sezonit 2014-2015 për Kategorinë e Parë, Tërbuni fitues i grupit A dhe Bylis fitues i grupit B, ka filluar inspektimi nga një grup pune për gjendjen e stadiumeve.

Sot ky grup pune ka qenë në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës dhe nesër do të vazhdoje me inspektimin ne stadiumin “Adush Muca” te Bylis. Sektori i Licencimit do të bëjë kontrollin e infrastrukturës, kushteve ligjore dhe administrative për të dyja klubet që do të ngjiten ne Kategorinë Superiore.

Ky kontroll behet nga ana e FSHF per te caktuar detyrat dhe kriteret qe duhen plotësuar për licencimin e plotë në Kategorinë Superiore për sezonin 2015-2016.

Inspektimet do të vazhdojnë në ditët në vijim edhe për klubet që ngjiten nga Kategoria e Dytë në Kategorinë e Parë, konkretisht ne stadiumin e Gramshit dhe të Korabit në Peshkopi, ku të dyja ekipet do ti nënshtrohen të njejtës procedure. Federate Shqiptare e Futbollit eshte e vendosur qe te mos tolerojë asnjë klub pa plotësuar kriteret e licencimit, infrastrukturore, administrative dhe ligjore.
 
Investimet, Tërbuni
Ekipi i futbollit, Tërbuni i vëllezërve Arben dhe Mark Frrokut shkroi historinë. Skuadra pukjane ka kaluar në Kategorinë Superiore, teksa ka mundur në ndeshjen e fundit të kampionatit të Kategorisë së Parë, Besëlidhjen.

Vëllezërit Frroku vitet e fundit kanë investuar mjaft për të ngritur ekipin në elitën e futbollit shqiptar duke i dhënë jetë dhe gjallëri qytetit të Pukës. Arben Frroku pas daljes nga burgu është shfaqur për herë të parë në media duke festuar përkrah ultrasve dhe futbollistëve pas suksesit.

Arben Frroku u shpall i pafajshëm nga gjykata për akuzat e ngritura nga prokuroria për vrasjen e Dritan Lamajt. Ndërsa vëllai tjetër, Mark Frroku ndodhet në burg për disa akuza nga Belgjika për një vrasje më 1999.
terbuni
terbuni

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Pagat e reja për Forcat e Armatosura! Nga forcat speciale deri te mjekët e infermierët e ushtrisë, ja shtesat dhe 8 kategoritë që përfitojnë

Pagat e reja për Forcat e Armatosura! Nga forcat speciale deri te mjekët e infermierët e ushtrisë, ja shtesat dhe 8 kategoritë që përfitojnë