Pas Nishanit, Kushtetuesja rrëzon
PD-në: Ligji për KLD s'pezullohet

Pas Nishanit, Kushtetuesja rrëzon<br />PD-në: Ligji për KLD s'pezullohet
Gjykata Kushtetuese rrëzoi dje kërkesën e Partisë Demokratike për të pezulluar ligjin për Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Në seancën e zhvilluar dje, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese shqyrtuan padinë e PD-së për të shpallur si antikushtetues ligjin për Këshillin e Lartë të Drejtësisë si edhe kërkesën e tyre për ta pezulluar draftin. Por gjykata nuk e pranoi kërkesën e dytë të demokratëve duke marrë nën hetim të thelluar të gjithë dosjen e PD-së dhe për rrjedhojë, ligji për KLD mbetet në fuqi.

Ky vendim i Kushtetueses rrëzon për herë të dytë kërkesën për pezullim, ku pak ditë më parë u rrëzua dhe kërkesa e Presidentit të Republikës, njëherëzi kreu i KLD-së.

Në seancë Kushtetuesja vendosi dhe për pranimin e kërkesës së këshillit të ministrave për tu bërë palë në proces, ndërsa deputeti i opozitës Eduard Halimi e cilësoi kërkesën e qeverisë si tentativë për të penguar gjykimin dhe tentativë për uzurpimin e gjyqësorit.

“Rama kërkon të fusë në krizë institucionet e drejtësisë. Gjykata Kushtetuese në gjykimin në themel do marr të mirëqena pretendimet e PD-së. Ligji është antikushtetues, qëllimi nuk kishte asnjë synim tjetër veçse ndërrimin me njerëz politikë”, deklaroi Halimi.

Seanca e radhës pritet të jetë më 4 dhjetor ndërsa ende nga këshilli i lartë i drejtësisë nuk ka asnjë datë për mbledhjen e radhës çka do ti jepte mundësi dy anëtare të zgjedhur nga parlamenti Albana Shtyllës dhe Vangjel Kostës të nisnin nga puna.

Por kërkesa e demokratëve për të pezulluar ligjin duket se kishte edhe një intrigë brenda pasi nëse Gjykata do ta pezullonte ligjin, atëherë KLD mund të mblidhej dhe të zgjidhte si nënkryetar të saj një nga 9 anëtarët e zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore dhe jo një nga tri anëtarët të zgjedhur nga Kuvendi, siç e sanksionin ligji i ri i miratuar nga mazhoranca. Kësisoj tani më Presidenti i Republikës, si kryetari i KLD-së duhet të mbledh këshillin për të hedhur në votim një nga tri anëtarët e zgjedhur nga Kuvendi për të marrë postin e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna