Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me ministrin e Drejtësisë dhe Sigurisë së Holandës, Ferdinand Grapperhaus.Rama zgjodhi të ndante edhe një foto me ndjekësit në Facebook me ministrin Grapperhaus ku si diçiturë shkruan se bashkëbisedimi mes tyre ka qenë mjaft i hapur dhe interesant.
“Me ministrin e Drejtësisë dhe Sigurisë së Holandës, Ferdinand Grapperhaus, pas një bashkëbisedimi shumë të hapur dhe interesant”, shprehet Rama.
Më herët ministri i Grapperhaus ka zhvilluar edhe një takim me ministren e Drejtësisë së Shqipërisë, Etilda Gjonaj, ku vlerësoi ecurinë e reformave të Shqipërisë.