Pas një viti, Berisha ulet prapë 
në karrigen e kreut të PD-së

Pas një viti, Berisha ulet prapë <br />në karrigen e kreut të PD-së
TIRANE- Pas rreth një vitit, Berisha ulet sërish në karrigen e kryetarit të Partisë Demokratike. Sherri ndërmjet tij dhe ministrit Erjon Veliaj në Kuvend, gjë që çoi në ndërprerjen e seancës plenare, bëri që ish-kryeministri t’i mblidhte gazetarët në selinë e Partisë Demokratike ku u ul në karrigen e kryetarit. Në këtë takim me gazetarët, Berisha deklaroi se nuk kishte ndërhyrë në Lazarat, pasi kështu ishte vendimi politik i tij.

“Sepse ka qenë politika ime për të mos ndërhyrë, pikë. Qëndrimi im ka qenë tjetër. Të gjitha masat e tjera përveç ndërhyrjes me forcë dhe nuk ka qenë një qëndrim i pabazuar. Ky qëndrim është shoqëruar me një rënie drastike të mbjelljeve. Qëndrimi im ka qenë i qartë: Jo ndërhyrje”,- tha Berisha.

Berisha-Veliaj
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha degjeneroi duke e sharrë gruan e ministrit Erjon Veliajt në mes të parlamentit. Sharja lindi pas një fjalimi të gjatë që ai mbajti në Kuvend. Konkretisht Berisha po fliste për aksionin e policisë në Lazarat dhe më pas u kthye duke akuzuar ministrat dhe deputetët se kanë marrë parcela toke me qira në fshatin e drogës. Në këtë moment ai u kthye nga dy ministrat, Arben Ahmetaj dhe Erjon Veliaj. Në këtë çast ministri Ahmetaj i tha: “Ktheu andej, mos u kthe fare këtej nga ne”.

Në këtë pikë Berisha u acarua së tepërmi dhe ngatërroi adresë duke sharë Veliajn. Në këtë moment Meta ndërhyri duke ndërprerë seancën, ndërsa Veliaj, i acaruar në kulm hoqi syzat dhe orën e dorës dhe u ngrit në këmbë për të reaguar ndaj Berishës. Por, forcat e gardës e rrethuan ish-kryeministrin duke shmangur incidentin, si dhe qëndruan deri në qetësimin e situatës.


 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vendimi i Apelit/ Konfiskohen 66 mijë metra katrorë tokë te ‘Rana e Hedhun’, ish-kryebashkiaku Frrokaj do rikthehet në qeli! Në burg edhe Cara, shërbim prove zyrtarja

Vendimi i Apelit/ Konfiskohen 66 mijë metra katrorë tokë te ‘Rana e Hedhun’, ish-kryebashkiaku Frrokaj do rikthehet në qeli! Në burg edhe Cara, shërbim prove zyrtarja