Turqia u bëri thirrje qytetarëve në Ukrainën lindore që të largohen  nga rajoni për shkak të zhvillimeve të fundit herët të martën, pasi Rusia njoftoi njohjen e dy rajoneve separatiste në zonë.

Anëtari i NATO-s, Turqia ndan një kufi detar me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi dhe ka bërë thirrje për një zgjidhje paqësore të krizës. Ajo ka ofruar gjithashtu të ndërmjetësojë konfliktin.

“Në kuadër të zhvillimeve të fundit në rajonet lindore të Ukrainës, qytetarët tanë këshillohen fuqimisht të largohen nga rajonet lindore të Ukrainës”, tha ministria në Twitter.

 


Lajmi kryesor:

Përshkallëzohet konflikti, Putin njeh republikat separatiste, urdhëron trupat ruse të hyjnë në Lindje të Ukrainës! BE: Do reagojmë me vendosmëri! Ukraina kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit