Pas dy viteve mungesë, rikthehen në shkallët e stadiumit ‘Tifozët Kuq e Zi’
Pas një mungese të gjatë në shkallët e stadiumit, tifogrupi më i madh i Kombëtares ‘Tifozët Kuq e Zi’ do të rikthehen në mbështetje të ekipit kombëtar.
Tifozët Kuq e Zi në stadium
Pas një mungese të gjatë në shkallët e stadiumit, tifogrupi më i madh i Kombëtares ‘Tifozët Kuq e Zi’ do të rikthehen në mbështetje të ekipit.
Lajmi është bërë i ditur në faqen e Facebook-ut të tifogrupit, të cilët kanë filluar të organizojnë tifozët për dy ndeshjet e radhës që do të zhvillojë kombëtarja, atë me Izraelin dhe me Skocinë.
Vendimi i Kuqezinjëve erdhi pas një takimi të zhvilluar me përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Policisë së Shtetit, ku i paraqitën kërkesat e tyre për t’u rikthyer.
Një nga kushtet e paraqitura ishte edhe largimi i forcave të rendit nga tribuna, nga ku edhe nisi problemi për ta. Tifozët Kuq e Zi munguan edhe në ndeshjen e lamtumirës të kapitenit legjendar të kombëtares, Lorik Cana.
Grupi bojkotoi kombëtaren dy vite më parë pas ndeshjes kundër Izraelit. Kjo pasi ata e quajtën terrorizuese sjelljen e policisë.
Statusi i asokohe i tifozëve:
Ajo që ndodhi në ndeshjen Shqipëri-Izrael, nuk kishte të bënte asgjë me lojën e bukur të futbollit. Atë ditë, tifozët shqiptarë prezent në stadium (dhe jo vetëm) ishin viktimë e terrorit shtetëror. Andaj, përshkrimi apo prezantimi i çfarëdo fakti, nuk mund ta përshkruan terrorin që tifozët shqiptarë përjetuan nga policia e shtetit shqiptar. Ne jemi tifozë, që e duamë këtë Kombëtare dhe këtë Shqipëri. Për arsyen e lartcekur, Tifozët Kuq e Zi, janë të detyruar të marrin vendim për bojkotimin e të gjitha ndeshjeve të radhës brenda, përfshirë këtu edhe ndeshjen me Lihtenshtajnin. Kombëtaren do ta përcjellim vetëm në transferta, atje ku na respektojnë. Me këtë rast, ftojmë policinë e shtetit shqiptar, që të pajisur me kallashnikovë dhe me armë tjera, të bëjë tifozin në tribunë.
Thuhej në deklaratën e tifo-grupit
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
82.1%
-
Pak
13.7%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 497
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Angli - Shqipëri si 'Davidi kundër Goliathit', Sylvinho 'përjashton' tre futbollistë! Tifozët nisin festën jashtë 'Wembley-t'
21 Mars, 15:59
-
Ish-trajneri i njohur britanik fyen Shqipërinë, e quan ‘rival të kotë’: As kam ndërmend ta shoh ndeshjen. Çfarë të shoh, si do fitojmë 5-0?
21 Mars, 13:57
-
Sot Angli-Shqipëri/ Ëndrra e Botërorit nis nga mitiku ‘Wembley’! Priten 20 mijë shqiptarë në stadium, Kombëtarja vetëm humbje me ‘Tre Luanët’
21 Mars, 10:20
-
Kombëtarja zhvillon stërvitjen gjenerale në Londër, Sylvinho: Anglinë s’e përballojmë dot ‘kokë më kokë’, jemi përgatitur! Gjimshiti: Ëndërr kemi Botërorin
20 Mars, 18:13
-
Kombëtarja luan në 'Wembley', Thomas Tuchel: Shqipëria më nervozon në debutim, mos kemi frikën e humbjes
20 Mars, 15:19
-
Përballja me Anglinë, Nevil Dede për Report TV: Të mbrojmë, rezultati në plan të dytë
20 Mars, 12:51
-
Eduard Zaloshnja: Analizë probabilitare e ndeshjes Angli-Shqipëri
20 Mars, 10:15
-
Formacioni/ ‘Migjeni’ zbret Kombëtaren në Londër, 20 mijë shqiptarë në ‘Wembley’! Sylvinho humbet Ismajlin (VIDEO)
20 Mars, 08:31
-
Kupa e Botës/ Gilman Lika për Report TV: 'Lufta' e vërtetë me Serbinë, Anglia shumë e fortë! Sylvinho më bind
19 Mars, 12:57
-
Drejtësi spanjolle, Angli - Shqipëri gjykohet nga Alejandro Hernandez
19 Mars, 10:38
-
Angli - Shqipëri, diferenca të frikshme në shifra! Kombëtarja jonë vlen sa gjysma e Bellingham
19 Mars, 10:06
-
Kombëtarja mbyll përgatitjet në Shqipëri, probleme për Ismajlin dhe Kumbullën! Të dy udhëtojnë sot drejt Londrës, Brruti regjistrohet në FIFA (VIDEO)
19 Mars, 09:35