Pas 'Noterisë', Meta kthen për rishqyrtim në Kuvend edhe ligjin për Kadastrën

Pas 'Noterisë', Meta kthen për rishqyrtim në Kuvend edhe ligjin për Kadastrën

Selia e Presidencës

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar kthimin në Kuvend të ligjit  “Për kadastrën”, me qëllim rishqyrtimin e tij. Presidenti i Republikës thotë se ka vlerësuar përputhshmërinë e ligjit “Për kadastrën” me Kushtetutën, dhe në përfundim të shqyrtimit çmon se disa nene të veçanta të këtij ligji, bien në kundërshtim me legjislacionin bazë të së drejtës civile në Republikën e Shqipërisë; cënojnë parimin e sigurisë juridike; krijojnë tension kushtetues; si dhe nuk janë në harmoni me jurisprudencën kushtetuese.

Për arsyet e sipërcituara, Presidenti i Republikës vlerëson se të gjitha dispozitat e ligjit  “Për kadastrën” që referojnë tek projektligji “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë”, duhet të rishikohen në tërësi nga Kuvendi së bashku me projektligjin që është në proces shqyrtimi, me qëllim shmangien e kësaj gjendjeje të theksuar pasigurie dhe përshtatjen e dispozitave të ligjit të miratuar sipas përmbajtjes dhe në shqyrtim paralel me projektligjin që pretendohet të miratohet dhe që është ende në shqyrtim. 

Më herët, kreu i shtetit ktheu për rishqyrtim në Kuvend edhe ligjin për Noterinë, duke gjetur tre nene problematike sipas tij (Lexo këtu). 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër