Pas përjashtimit të Doshit, Rama 
i merr Shkodrës edhe “28 Nëntorin"

Pas përjashtimit të Doshit, Rama <br />i merr Shkodrës edhe “28 Nëntorin"
TIRANË - “28 nëntori” dhe “Ali Demi”, këto janë dy gjimnazet që do të marrë në patronazh kryeministri Edi Rama në kuadër të iniciativës më të re të qeverisë për të nxitur kulturën e projekteve tek nxënësit dhe mësuesit.
 
Ndërsa shkolla e mesme “Ali Demi” është Vlorë, qytet ku kryeministri Rama është zgjedhur deputet, “28 nëntori” ndodhet në Shkodër. Vënia e këtij gjimnazi në “patronazhin” e kreut të qeverisë vjen pak ditë pas përjashtimit të Tom Doshit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Doshi ishte deputet socialist në Shkodër, i cili me vendim unanim u përjashtua nga PS pas luftës së hapur që i shpalli kryeministrit Edi Rama.
 
Po sot, me rastin e 7 marsit, si basketbollist që ka qenë dikur, kryeministri Edi Rama prezantoi nismën e dytë të qeverisë, sipas së cilës çdo basketbollist kampion do të marrë në patronazh palestrat e gjimnazeve për tu mësuar nxënësve këtë sport. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron