Nuk ka fitues në ndeshjen Brazil-Zvicër. Ndeshja e vlefshme për grupin E ka përfunduar në barazim 1-1. Pjesa e parë përfundoi 1-0 për Brazilin, ndërsa autori i golit ishte Philippe Coutinho. Megjithatë Zvicra me katër shqiptarë në fushë nuk u dorëzua dhe në pjesën e dytë barazoi me Steven Zuber në minutën e 50.
Në minutat e mbetura Brazili tentoi disa herë për të gjetur golin, por deri në fund Zvicra qëndroi e pamposhtur duke dalë me një pikë nga ndeshja. Pas ndeshjeve të para në grup kryeson Serbia me 3 pikë, Zvicra dhe Brazili nga një dhe Kosta Rika 0 pikë.
Goli i Brazilit
FORMACIONET
BRAZILI: Alisson Becker, Danilo, Thiago Silva, Miranda, Marcelo, Casemiro, Paulinho, Ëillian, Philippe Coutinho, Neymar dhe Gabriel Jesus.
ZVICRA: Yann Sommer, Haris Seferovic, Steven Zuber, Blerim Dzemaili, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Ricardo Rodriguez, Manuel Akanji, Fabian Schaer dhe Stephan Lichtsteiner.
Komente










