Pas paktit me Ramën, Basha sulmon
LSI-në: Hidhjuani në fytyrë teserat

Kryedemokrati Lulzim Basha, nga qyteti i Gjirokastrës nuk ka lënë pa sulmuar as Lëvizjen Socialiste për Integrim, ku u bëri thirrje qytetarëve që t’ua hedhin fytyrës teserat e tyre.

Po ashtu ai u bëri thirrje që t’i bashkohen Partisë Demokratike, për të shembur njëherë e mirë Republikën e vjetër.

“Atje në Tiranë kemi një parti që ju e dini fare mirë që e ka kthyer tesëren e vetë në trisk buke për dhjetëra qindra qytetarë. Edi Ramën do ta mundim me votë, ai e përcaktoi vetë fatin e tij kur premtoi 300 mijë vende pune dhe mbolli mijëra palama dhe nuk hapi asnjë vend pune. Por është koha ti bëjmë thirrje cdo qytetari dhe qytetareje që janë skallaveruar me teserat e LSI dhe partive të tjera të pazarit të vjetër.

Hidhjuani në fytyrë në 25 qershor, nuk do të keni më nevojë. Në 25 qershor ata do të jenë njëherë e mirë jashtë pazarit, jashtë tepsisë. Republika e vjetër do shembet, hidhujani në fytyrë teserat, bëhuni njerëz të lirë, bashkohuni me PD dhe Bashën”,
u shpreh Basha./Tema

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Berisha porosi deputetëve: Takoni sa më shumë shqiptarë nga Diaspora me shpenzimet tuaja! Primaret? Do fillojnë shumë shpejt

Berisha porosi deputetëve: Takoni sa më shumë shqiptarë nga Diaspora me shpenzimet tuaja! Primaret? Do fillojnë shumë shpejt