Një nënë në Shkodër përfundon në burg 8 ditë pasi lindi fëmijën! U dënua me 50 ditë burgim për braktisje të vajzës së parë! Bashkëshorti: E arrestuan pa lajmërim

Naim Bahçja nga fshati Drisht i Postribës në Shkodër prej një jave po kujdeset i vetëm për foshjen e porsalindur. Ai denoncon në media se e shoqja, Diana Kolaveri - Hoshi ka rënë në burg, vetëm 8 ditë pasi solli në jetë djalin, pa pasur dijeni se është dënuar me burg nga Gjykata e Tiranës.

"Gruaja ime ka qenë e martuar edhe një herë. Pas celebrimit, e ka akuzuar ish burri që ka pasur dhe pa e ditur ka ardhur një gjobë 2 milionë e gjysmë lekë për braktisjen e fëmijës. E kanë arrestuar gruan pa vetëdije, s’ka ditur gjë për gjobën dhe është marrë pa deklaratë. Fëmijën nuk e ka braktisur, e ka nxjerrë burri jashtë. Gruaja ka qenë në shtpëi kur e kanë arrestuar. Fëmija ka qenë 8 ditësh. Është arrestuar pa asnjë letër", tha Naim Bahçja.

Diana Bahçja është dënuar për braktisjen e fëmijës nga martesa e parë, por Naim Bahçja pretendon se është detyruar të largohet pasi ish-bashkëshorti e dhunonte dhe nuk e lejonte të takonte vajzën.

"Apeli im është të lirohet gruaja e të vijë te fëmija. Bashkëshortja është te burgu i grave në Tiranë. Nuk di të kujdesem për fëmijën njësoj si ajo. Fëmijën e parë nuk ia ka lënë burri. Po e mbajmë fëmijën me qumësht të blerë se ia kanë hequr gjirin e nënës. E kam pasur të vështirë. Për 2 ditë fëmija vetëm qante derisa u mësua", tha Naim Bahçja.

28-vjecari kërkon lirimin e gruas pasi e ka vështirë qoftë për ushqyerjen ashtu dhe për kujdesin e djalit që sapo ka mbushur dy javë.

"Më ka marrë operative i zonës në telefon e më ka thënë do të të marr vec të hedhësh një firmë. Në rregull i thashë. Sa shkuam te komisariati i Shkodrës, i nxorrën një letër, i thanë firmose. Ajo e mori letrën dhe ma morën si një zog që ik nga dora e se kam parë më. Po, jam i gatshëm të mbaj edhe fëmijën nga martesa e saj e parë", tha Naim Bahçja.

Pavarësisht pretendimeve të tij, faktet tregojnë se Diana Kolaveri Hoshi, me origjinë nga Mati është dënur nga Gjykata e Tiranës në qershor të vitit 2022, ndërsa vendimi është ekzekutuar nga Policia më 7 Mars të këtij viti. Në procesverbalin e oficerit gjyqësor që e ka firmosur dhe e dënuara thuhet se “gjyqtarja Ardiana Bera me kërkesë të prokurorit Endrit Bimi ka vendosur zëvendësimin e dënimit nga gjobë 250 mijë lek në 1 muaj e 20 ditë burgim për akuzën “Braktisja e fëmijës”, parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 15/03/2023 00:17

    Gjykatat shqiptare i bejne punet si kembet e dhise kur ju a do interesi dhe denimet i japin po keshtu.Kur behet fjale per raste te rendesishme trupat gjykuese i shtyjne e i zvarrisin seancat e vendimet,pa fund me 100 mungesa e arsyetime,kurse per raste te tilla i marrin vendimet e i bejne seancat edhe pa pranine e paleve dhe po te jete ndonje hajdut me kollare apo kriminel rangu,denimi me shkop magjik kthehet ne arrest shtepie e detyrim paraqaitje,por jo per kete mjerane dhe ne fund shefi i policise i thote /firmos/ pa i kerkuar t'a lexoje e t'a pyes ne e kupton c'ka shkruhet!

    Përgjigju
  • Lani: 14/03/2023 23:35

    Nenat i arreston pa frike policia jone. Ndersa vrasesit....ha e pi mgjes darke.

    Përgjigju
  • anna: 14/03/2023 14:02

    Taman drejtesi te kullume kena ne vendin tone.Sikur drejtesia te vepronte me dore te hekurt si ne kete rast do ishim vendi me demokratik ne bote edhe UFO-ve do ja kalonim.

    Përgjigju
  • Hejs: 14/03/2023 13:27

    Cdo lloj ngjarje lajm, pa asnje lloj verifikimi e vleresimi. Mjafton vetem te kete klikime qe te shisni reklamat.

    Përgjigju
    • Tani: 14/03/2023 15:28

      Jo, po arrestun pa mendje!!!! Stupid

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Sarandë, 2 vite burg biznesmenit Pando Papuçi I Konfiskohet pallati 7 katësh në ndërtim e sipër! Ishte pa leje

Sarandë, 2 vite burg biznesmenit Pando Papuçi I Konfiskohet pallati 7 katësh në ndërtim e sipër! Ishte pa leje