Pas paktit Rama-Basha,Gjin Gjoni
shfaqet me 'Panama' në kokë

Pas paktit Rama-Basha,Gjin Gjoni<br />shfaqet me 'Panama' në kokë
Marrëveshja politike Rama-Basha duket se ka pasur impakt të madh, jo vetëm në deklarata por dhe në imazh.

Kështu dhe gjyqtari i famshëm i përmendur shpesh nga politika, Gjin Gjoni i cili aktualisht është pjesë e gjykimit në Kolegjin Zgjedhor për ankimimin e partive kundër listave të zgjedhjeve.

Duket se breshëria e lajmeve mbi marrëveshjen Rama-Basha ka ‘dehur’ shumë personazhë ditën e sotme të cilët janë nuk përmbajtur në deklarata, ndaj Gjin Gjoni zgjedh të vendosë sot një strehë. Kolegu gazetar Arsen Rusta publikon këto foto me gjyqtarin trendi Gjin Gjoni.

Look-un trendy, gjyqtari duke qeshur e komentoi se e ka nga halli, ‘vapa’, por nuk kurseu buzeqeshjen gjatë gjithë kohës në debatin me gazetarin mbi marrëveshjen Rama-Basha.

Kjo kapele në botën e modës njihet si,  ‘Kapelja Panama”. Kjo lloj kapele burrash është e dallueshme për cilësitë e veçanta që ka, tepër e lehtë, material i hollë me fije kashte ku ky i fundit vulos dhe çmimin. Kapelja Panama, që vetëm emrin ka të tillë pasi është krijuar në Ekuador, kushton nga 40 euro deri në 10 mijë euro.

A thua Gjin Gjoni ka blerë imitimin apo një Panama, origjinale?

[gallery]22322[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi