Pas pandemisë aktorët e 'Metropolit' pranë publikut me “Njëlloj si ti”

“Ndonëse nga jashtë jemi ndryshe, nga brenda jemi të gjithë njësoj”. Këtë mesazh kanë zgjedhur aktorët e teatrit të Metropolit që të transmetojnë tek fëmijët në datën 1 qershor.

Fëmijët do të mësojnë nga personazhet e shfaqjes, “Njësoj si ti” që vjen nën regjinë e Amri Hasanlliut  më shumë për njerëzit me paralizë cerebrale, me aftësi të kufizuara në shikim dhe dëgjim, edhe për ata me sindromën daun.

Gjatë shfaqjes që kësaj here është konceptuar që të prezantohet në hapësirë publike,  fëmijët do të kenë mundësi që të bashkëveprojnë me aktorët kur Meli takon Markun, edhe bëhet kurioze për karrocën, apo kur Ema takon një vullnetare me sindromën daun.

Edhe kështu aktorët do të sjellin 2 muaj pas pandemisë së COVID 19 shumë histori të tjera njerëzore përmes së cilave do të informojnë fëmijët në ditën e tyre më të bukur,  në 1 qershor, duke i sensibilizuar edhe se si duhet që të sillen përballë këtyre problematikave në të ardhmen.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja