Pandemia COVID 19 preku mbarë botën, por artisti Abaz Hado përmes artit pamor i ka dhënë kuptim kësaj periudhe, duke realizuar 100 tablo në akuarel, vizatim dhe akrilik, të cilat i ka ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar. “Fituam jetën” është ekspozita që sjell kohën e çeljes së petaleve të trëndafilave, qytetet pa njerëz, por edhe ngrohtësinë familjare shpesh të munguar më herët.
“Në momentin që u mbyllëm në shtëpi, për t’iu shmangur tragjedisë së COVID 19 unë nisa punën normalisht. E teksa shihja që në verandën time nisën të çelin petalet e trëndafilave kuptova se riardhja e jetës, ringjallja është e saj ishte moment shumë i bukur, pavarësisht se jashtë në qytet nuk kishte jetë”, shprehet Hado.
Artisti na rrëfen eksperiencat personale gjatë kësaj kohe absurde, siç janë ardhja në jetë e mbesës së tij, por edhe humbja e më së shtrenjtës, nënë.
“Këto ngjarje rrodhën shumë shpejt. Por, normalisht që kanë ndikimin e tyre, sepse të frenojnë. Erdhi Aria në jetë. E më pas humba nënën, por janë situata që i përballuam. Prandaj sugjeroj që të gjithë vazhdojnë punën, që të përballojnë situatat e vështira që kanë, duke punuar”, thotë Hado.
E përpos gjithçkaje që ka kaluar deri më tani për shkak të pandemisë, preokupimi më i madh i artistit është që çdo kush të lërë një shenjë të mirë në jetë.
“Fituam jetën! Duhet të jemi të fortë, jeta jonë ka një fillim edhe një mbarim. Preokupimi im është se çfarë do të lë pas të qenësishme në këtë vend. Secili nga ne duhet të lërë diçka, nëse do që Shqipëria të përparojë. Pasi ne mund të na marrë jetën çdo gjë krejt papritmas, por ne duhet të lëmë shenjë”, thotë Abaz Hado.
Ekspozita “Fituam jetën” vazhdon që të qëndrojë hapur në Muzeun Historik Kombëtar.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2822
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘RinArt’, studentët e Tiranës dhe Prishtinës çelin ekspozite të përbashkët me 400 piktura
25 Nëntor, 16:53
-
Udhëtim mes dy kohëve, veprat e realizmit socialist shfaqen në Korçë përmes projeksioneve digjitale
23 Nëntor, 17:01
-
Vlorë/ Gratë vlonjate që ranë dëshmore në Luftën e Dytë Botërore, çelet ekspozitë me materiale arkivore
18 Nëntor, 17:01
-
Fotografët grekë të “False mirror” turne fotografik në rrugicat e Korçës
18 Nëntor, 16:56
-
Ekspozohet krijimtaria në dekada e piktorit Naxhi Bakalli! Regjimi i shënjoi karrierën me veprën 'e ndaluar'
9 Nëntor, 13:55
-
Kryeministri Rama në ekpozitën e piktorit Naxhi Bakalli: Shfaqje e bukur linjash e ngjyrash! Kur kujtoj periudhën që isha student, bëhem i vogël para tij
8 Nëntor, 19:24
-
Krijimtaria e Gazmend Lekës, rrëfim në Fier me 130 vizatime! Ekspozita me një seri temash të realizuara gjatë 2021-2024
8 Nëntor, 12:47
-
Ekspozita fotografike 'Dyrrahu i rrëfyer nëpërmjet monedhave' çelet në Kullën Veneciane
7 Nëntor, 17:14
-
Hapet 'Ekspozita e Grupit Muri' në Vlorë, 30 punime dhe 12 artistë
3 Nëntor, 22:04
-
Arkitektura emblematike e Spanjës përmes fotografive! Arkitekti Santonja “sjell” në Tiranë Spanjën bashkëkohore
2 Nëntor, 13:56
-
'Letra nga Ferri', ekspozitë rrëqethëse për ish të burgosurit! Dëshmi e terrorit, torturës në birucat e regjimit! Të shkruarit si formë rezistence
29 Tetor, 14:56
-
50 vepra të Bujar Zajmit për herë të parë në një ekspozitë, e bija: Babai punoi në fshehtësi, pas ’90 filloi të prezantojë veprat e tij
28 Tetor, 16:37