Pas PD edhe LSI amendamente
për Vettingun: Rama po e bllokon

Pas PD edhe LSI amendamente<br />për Vettingun: Rama po e bllokon
Petrit Vasili deklaroi se LSI ditën e enjte në Kuvend do të propozojë amendamente që synojnë plotësimin e kërkesave të trupës së komisioneve që do të bëjnë Vettingun.

Kryetari i grupit tha se LSI nuk mund të pajtohet me shkurtimet drastike që ka bërë qeveria me qëllim bllokimin e procesit të Vettingut. 

Përsa i përket aktit normativ, ai u shpreh se LSI të votojë kundër, pasi sipas tij ka një menaxhim të dobët me karakter klientelist dhe korruptiv.
 
Rrëzimin e ligjit të mbetjeve përmes votimit pro të dekretit të Nishanit, Vasili e cilësoi si vendimin e duhur pas presionit qytetar, por edhe të LSI.
 
Grupi i LSI përfundoi mbledhjen dhe mori në shqyrtim diskutimet për të enjten. Së pari pas shqyrtimit të aktit normativ që do i paraqitet seancës, grupi i LSI ka vendosur të votojë kundër këtij akti. Ka menaxhime të dobëta të karakterit klientelist dhe korruptiv.
 
Projektligji për organet e Vettingut, ne nuk mund të pajtohemi me shkurtimet drastike që ka bërë qeveria me qëllim bllokimin e procesit. Do të paraqesim amendamente duke mbështetur kërkesat e tyre institucioneve. Shkurtimet drastike janë në kontrast me shtesat për parazitizmin përmes punonjësve fiktivë, ndërkohë që këto organe do të vuajnë.
 
Lidhur me dekretin e Presidentit për mbetjet, rruga e vetme ishte votimi pro dekretit që bën që Shqipëria të mos ketë ligj për mbetjet. U mbajt për disa muaj në mënyrë skandaloze, por u votua nga presion i madh, edhe i LSI
” deklaroi ai në një konferencë për mediat.

Komisioni i Ligjeve miratoi dje 110 punonjës në staf për këto institucione të rëndësishme të Vettingut, nga 185 që ishin kërkuar.
 
Por PD dhe LSI kanë kërkuar që të plotësohen kërkesat e organeve të Vettingut në mënyrë që të mos u mungojë asgjë në punën e tyre.

Edhe PD ashtu si LSI, ka paralajmëruar se ditën e enjte do të paraqesë amendamente që kanë në thelb plotësimin e kërkesave të komisioneve të Vettingut.
 
Ndërsa Rama sot u shpreh se nuk bëhet fjalë për cështje numrash, Ai ftoi deputetët e opozitës që të përgatiten mirë të enjte, pasi rrezikojnë që të bëhen qesharakë para argumenteve me të cilat do përballen. 
 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Rekord botëror në kërcimin me shkop, suedezi Duplantis 'thyen gravitetin'

Paris 2024/ Rekord botëror në kërcimin me shkop, suedezi Duplantis 'thyen gravitetin'