Këngëtarja Miley Cyrus ishte përzgjedhur si imazh i kopertinës së revistës prestigjioze “Vogue” për muajin dhjetor.

Madje ajo kishte realizuar edhe fotot për numrin që do të vijë në vijim.

miley curys

Por pas performancës së ekzagjeruar në MTV Video Music Awards redaktorja e revistës Anna Wintour ka ndryshuar mendje.

Si duket shefes ekzekutive nuk i ka pëlqyer zhveshja e tepërt e Cyrus në eventin e zhvillur pak ditë më parë.

miley curys

Por nga ana tjetër duket se kritikat e shumta në media dhe rrjetet sociale nuk i interesojnë aspak 20 vjeçares, e cila vazhdon të postojë foto ku shfaqet thuajse e zhveshur.

Redaksia online
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)