Pas përfundimit të protestës së opozitës disa media ndërkombëtare i kanë kushtuar artikull zhvillimit të sotëm në Shqipëri.

Assosiated Press shkruan se opozita e Shqipërisë zhvilloi një protestë kundër qeverisë duke e akuzuar për lidhje me krimin e organizuar dhe bënë thirrje për dorëheqjen e saj.

Ndërsa Daily Mail e hap artikullin për Shqipërinë nën titullin “Opozita e Shqipërisë mban protestë anti-qeveritare” ndërsa shkrimin e pasqyron me foto të forcave të policisë.

Protesta është pasqyruar edhe nga mediat e tjera ndërkombëtare si Fox News, ABC News dhe televizoni shtetëror rus Ruptly.

protesta

Redaksia Online
Xh.F.Shqiptarja.com