Pas përfundimit të procesit të rinumërimit, Komisioni Qendror Zgjedhor në Kosovë, shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit.

Rinumërimi është kryer pas dyshimeve për manipulime me votat e kandidatëve për deputetë. Rinumërimi ka sjellë ndryshime vetëm në numrin e votave për kandidatë, me raste deri në 6 mijë për një individ, ndërsa ato për partitë nuk janë cenuar.

KQZ në Kosovë njoftoi ditën e djeshme përfundimin e rinumërimit të gjitha qendrat e votimit, ndërsa sot në orën 10:00 pritet certifikimi i rezultatit zgjedhor.

Partia Lëvizja Vetëvendosje dominon rezultatin në këto zgjedhje me mbi 51% të votave dhe pritet që kësaj radhe të arrijë formimin e qeverisë pa probleme.

Lajmi në përditësim...