Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapajt së bashku me mbështetësit e tij është rikthyer para Kryeministrisë.

Pas tensioneve të regjistruara mesditën e kësaj të diele, ku gjatë protestës të organizuar nga vetë ai u përplas me efektivët e Policisë, Lapaj ka treguar që nuk do të ndalet.

Ndonëse efektivët i hoqën çadrën e vendosur poshtë zyrës së kreut të qeverisë, ai ka vendosur që të ngrejë një tjetër dhe të vijojë qëndresën e tij e cila është futur në ditën e 28-të.

“Nuk e mendoja që do të rezistoja kaq gjatë. Nuk e mendoja që njerëzit do të marroseshin, në thonjëza, dhe do të vinin të flinin këtu. Ai e di vetë sa e vështirë është sepse ka ngritur vetë çadër.

Dhe është shqetësuar shumë dhe nuk na lejon ne të vendosin çadra këtu. Nëse secili nga ju mendon vetëm për vete, oborrin e vet, rrogën e vet, një ditë në një mënyrë ose tjetrën do të jeni subjekt i këtij dhunimi”, u shpreh ndër të tjera Lapaj.


Lajmi kryesor:

Lapaj protestë para Kryeministrisë: Me 1 firmë të Ballukut u vodhën 50 mln €! Policia u heq çadrat, përplasje fizike me protestuesit dhe kreun e Shqipëria Bëhet (PAMJE me DRON)