Pas Pezës Ndroqi në festë
promovohet komuna e re

Pas Pezës Ndroqi në festë<br />promovohet komuna e re
Qytetarët e Tiranës duket se i presin ditë festive që pas ndarjes së re territoriale. Pas festës së pezës dhe asaj të Shëngjergjit, nesër festohet në Ndroq me një sërë organizimesh që kanë në qendër promovimin e ish-komunës. Nënkryetari i bashkisë së Tiranës Andi Seferi sqaron se nesër do të festohen dy ditë të rëndësishme për Ndroqin.

 "Festa e Ndroqit është një bashkim i dy datave duke qenë se në datën 2 Tetor është Çlirimi i Ndroqit pra është një festë historike që ajo zonë e kujton dhe nga ana tjetër është biofesta që tanimë u krijua dhe tradita nga Shëngjergji dhe nga Peza festa e Pezes e cila është pjesa e promovimit të zonës"-shpjefon Seferi
 
Po në kuadër të festimeve, Seferi shprehet se së shpejti për çdo ish-komunë do të ketë nga një ditë feste për të promovuar prodhimet e zonës.

"Çdo ditë festive e Tiranës do të shoqërohet me këtë treg nga gjithë njësitë administrative të të ish-komunave ti quajmë zona rurale. Nga ana tjetër është mirmenduar një program dhe është detajuar që të tëra njësitë administrative të bashkuara rishtazi do të kenë ditën e tyre të festës, ditën e tyre të promovimit ku do kërkojmë që të jetë sa më e mundur që të bashkohen me festat e zonave që kanë këto njësi".-tha ai
 


Festa e ndroqit nis nesër në orën 10 të mëngjesit me një serë aktivitetesh e me një panair ku do të promovohen gjithë prodhimet e zonës. Nënkryetari i bashkisë Andi Seferi fton të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e kësaj feste.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Amerika ime

Edison Ypi: Amerika ime