Pas Pfizer dhe AstraZeneca, miratohet vaksina anti-COVID Moderna në Britaninë e Madhe (VIDEO)

Pas Pfizer dhe AstraZeneca në Britaninë e Madhe është miratuar edhe vaksina anti-COVID Moderna nga autoriteti britanik i barnave.  Britania është shteti parë në botë i cili ka nisur vaksinimin e qytetarëve me vaksinën Pfizer, më pas ka miratuar edhe AstraZeneca e tani Moderna, duke u bërë kështu i vetmi shet i cili ka miratuar këto 3 vaksina.

Vaksinimi i qytetarëve për COVID-19 ka nisur më datë 8 dhjetor, megjithatë kjo nuk ka çuar në përmirësim të situatës epidemiologjike në vend. Në një deklaratë për median Kryetari i bashkisë Londër Sadiq Khan, ka theksuar se gjendja në kryeqytet ka dalë jashtë kontrollit dhe spitalet rrezikojnë të mbingarkohen.

“Numri i rasteve në Londër është rritur me shpejtësi, me më shumë se një të tretën më shumë pacientë po trajtohen në spitalet tona tani krahasuar me kulmin e pandemisë në Prillin e kaluar”.

Britania është shteti më i goditur në Evropë nga pandemia dhe një ndër shtetet  më të goditura në botë, numri total i infektimeve në të gjithë vendin ka shkuar 2,889,419, ndërkohë që numri i viktimave është 78,508 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:29
Rekord ditor vdekjesh në Britaninë e Madhe 1,325 viktima nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

24 orët e fundit janë shënuar 1,325 viktima nga COVID-19 në Britaninë e Madhe, duke shënuar bilancin më të errët që nga fillimi i pandemisë në vendin ishullor. Bilanci i sotëm është me më shumë se 101 viktima se shifra rekord e fundit ditore e regjistruar në kulmin e valës së parë në 21 prill ku u shënuan 1224 viktima. Në Britani janë shënuar 79,833 viktima që nga fillimi i pandemisë. E premtja shënoi edhe një rekord prej 68.053 infeksioneve të reja.  Vdekjet u regjistruan në të gjitha mjediset, duke përfshirë spitalet, shtëpitë e kujdesit dhe komunitetin e gjerë.

Shifrat e zymta vijnë ndërsa Anglia mbetet nën bllokimin e tretë kombëtar.

1610123521_773x435cmsv242ab342720685ab5b9927f9aa12a2a475270526.jpg

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'