SHBA- Administrata Amerikane e Barnave dhe Ushqimit, FDA aprovoi për përdorim emergjent vaksinën anti-COVID, “Johnson and Johnson”.
“Ky është një lajm emocionues për të gjithë amerikanët dhe inkurajues në luftën e përbashkët kundër COVID-19”, tha presidenti i SHBA-së, Joe Biden.
Sipas provave dhe studimeve të zhvilluara vaksina “J&J” ka rezultuar mjaft efektive, por për sa i përket varianteve të reja ajo duket e “pafuqishme”, pasi është efektive deri 62%.
Kjo është vaksina e parë në botë e cila miratohet për aprovim dhe ka një dozë të vetme, në krahasim me çdo vaksinë tjetër e cila merret përmes 2 dozave.
E veçanta e kësaj vaksine është gjithashtu edhe prakticiteti që ofron në transport edhe në ruajtje, pasi nuk ka nevojë të qëndrojë në temperatura -70 gradë, si Pfizer.
Kompania farmaceutike ka paralajmëruar se vetëm 4 milionë doza do të mund të dërgojë menjëherë dhe se SHBA duhet të pres për pjesën tjetër të vaksinave anti-COVID për shkak të problemeve që po hasin në prodhim.
Kjo është vaksina e 3 e aprovuar për përdorim në SHBA, pas Pfizer dhe Moderna.
SHBA është vendi i parë në “listën e zezë” për sa i përket pandemisë. Numri total i infektimeve ka shkruar 29,202,824, ndërkohë që ai i viktimave është 524,669 në te gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.
Përveç FDA-së, “J&J” ka aplikuar në Agjencinë Evropiane të Barnave për përdorim në Evropë, megjithatë ende nuk është marrë një vendim.
J.GJ./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4425
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia
25 Dhjetor, 19:34
-
Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë
25 Dhjetor, 19:23
-
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë
25 Dhjetor, 16:49
-
Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime
25 Dhjetor, 15:55
-
Një mrekulli Krishtlindjesh! Mendonte se ishte fëmijë i vetëm, 75-vjeçari takohet për herë të parë me vëllezërit dhe motrën
25 Dhjetor, 15:44
-
Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Srpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës
25 Dhjetor, 15:03
-
Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit
25 Dhjetor, 14:06
-
Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje (VIDEO)
25 Dhjetor, 13:29
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Amerika po planifikon të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
24 Dhjetor, 14:47
-
SHBA/ Komisioni i Etikës akuzon ish-ligjvënësin e Floridas, Matt Gaetz se pagoi rregullisht për seks, përfshirë një minorene
24 Dhjetor, 14:45