Pas Preshevës, kryeministri Rama
ndalet në Gjilan dhe Prizren

Pas Preshevës, kryeministri Rama<br />ndalet në Gjilan dhe Prizren
KOSOVE- Pas vizitës dyditore në Serbi, kryeministri Edi Rama ka marrë rrugën e kthimit për në Shqipëri por duke kaluar nga Kosova. Pas vizitës në Preshevë, kryeministri Rama ka hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë, për t’u takuar edhe me qytetarët e Gjilanit, të cilët kishin organizuar një pritje madhështore për të.

Kjo pritje vjen sidomos, edhe pas asaj që Rama deklaroi dje në Beograd, për Kosovën e pavarur.
 
Fjala e mbajtur nga kreu i qeverisë shqiptare ka ngritur në këmbë edhe shqiptarët e Kosovës, dhe pas Gjilanit është ndalur edhe në Prizren.
 
Qëllimi i organizatorëve është që me këtë pritje përshëndetëse të delegacionit shqiptar, në krye me kryeministrin Edi Rama, gjatë kalimit të tyre nëpër Gjilan e Prizren, t'i shprehin falënderimin për përfaqësimin dinjitoz edhe të shqiptarëve të Kosovës në vizitën e tij në Beograd.
 
Ndërkaq, edhe qytetarët serbë të Kosovës e kanë pasuar me protesta këtë vizitë, për shkak të qëndrimeve të shprehura të kryeministrit Rama për Kosovën.

Rama drekon në Prizren me ministrin Enver Hoxhaj
Pas përfundimit të vizitës dy ditore në Serbi, kryeministri shqiptar Edi Rama ka vendosur të ndalet në Prizren ku mësohet të jetë takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj në një nga restorantet e Prizrenit ku kanë drekuar së bashku. Lajmi është konfirmuar nga këshilltari për shtyp i ministrit.

Ndërkaq, nuk bëhet ende e ditur biseda që ata kanë zhvilluar, por me shumë gjasë Kosova do të jetë një ndër temat kyçe. Pritje madhështore për kryeministrin kishin organizuar edhe qytetarët e Gjilanit, në një nga rrugët kryesore ku pritej të kalonte Rama. Këto janë disa foto nga atmosfera e krijuar atje me njerëz të cilët mbajnë flamuj dhe pankarta ku shkruhet “Edi Rama, kryeministër i shqiptarëve”.

 rama ne presheve me logo


























Kthehet në Shqipëri, Rama kalon në doganën e Morinit
Kryeministri Edi Rama kthehet në Shqipëri pas vizitës dy-ditore në Serbi, dhe ndalesës në Gjilan e Prizren. Në orën 18:15 kryeministri Rama ka kaluar në territorin shqiptar, duke hyrë nga pika e kalimit kufitar të Morinit.

Rama pas vizitës në Serbi dhe Kosovë: Faleminderit përulësisht
Në përfundim të vizitës dyditore në Serbi, ku gjatë ditës së sotme është takuar me shqiptarët e Luginës së Preshevës, kryeministri Rama ka ndaluar edhe në Kosovë. Duke përcjellë emocionet e kësaj vizitë dhe takimet me shqiptarët në Serbi e Kosovë, kryeministri Rama në rrugën e kthimit shkruar në rrjetin social “Facebook” falënderime për të gjithë ata që e përshëndetën.
 
“Për Shqipëri përmes Kosovës me zemrën plot, falë mijëra shqiptarëve që dolën përgjatë rrugës për të na përshëndetur#Faleminderit përulësisht”, shkruan kryeministri Rama gjatë rrugës së kthimit për në Tiranë.


Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kemi dërguar emrin e autorit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kemi besim tek drejtësia

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kemi dërguar emrin e autorit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kemi besim tek drejtësia