Pas promovimit, dhjetëra turistë 
të huaj vizitojnë Muzeun "Marubi"

Pas promovimit, dhjetëra turistë <br />të huaj vizitojnë Muzeun
Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi në Shkodër menjëherë pas përurimit ka hapur dyert për publikun. Për Drejtorin e Fototekës Marubi Luciano Bedeni vizitorët do të jenë të shumtë në numër në sezonin turistik.

"Lajmi është duke u përhapur ka shumë vizitorë por jam shumë i bindur se në muajt në vijim dhe në pikun e sezonit mendohet se do ketë një bum të jashtëzakonshëm vizitorësh," thotë ai.

Luciano Bedeni e ka konsideruar sukses absolut çeljen e Muzeut të Fototekës Marubi, duke na  treguar edhe shpërndarjen e këtij thesari të trashëgimisë në 2 katet e godinës.

"Kryesisht kati i parë i është dedikuar ekspozitave të përkohshme të fotografisë dhe kati i dytë i dedikohet ekspozitave të përhershme tek pjesa e sipërme e muzeut. Ju do mund të shikoni pjesën bazë të arkivit të fotografisë siç është ekspozita kronologjike, kryesisht e fokusuar në 3 dhoma tematike sipas 3 autorëve, Pietro, Kel dhe Greg," shpjegon Bedeni.

Është dita e parë e Muzeut dhe dhjetëra turistë  kryesisht të huaj kanë vizituar Fototekën Marubi. Ata janë njohur me historinë e pasur të shqiptarëve përmes fotografive të bëra në vite. Interesant është fakti se Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi ndahet në katër pjesë të ndërlidhura me funksione të ndryshme, por qe plotësojnë njëra-tjetrën.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar