Pas Pukës, Rama publikon video të Tropojës: Do bëj akoma më shumë për veriun në mandatin e tretë

TIRANË- Pas Pukës, kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Tropoja ‘e rilindur’ siç e quan ai. Ky postim vjen në vazhdën e përgjigjeve që ka për skeptikët, sipas së cilëve nuk ka bërë asgjë për veriun.

Rama ka publikuar një pjesë të fjalimit të tij në fillim të marrjes së mandatit dhe më pas e ka shoqëruar me video, që tregon sipas tij që premtimi është mbajtur.

“Ne do të bëjmë për Tropojën në 4 vitet e ardhshme, çfarë nuk keni parë në 40 vjet. T’i japin Tropojës mundësinë të shfrytëzojë pasurinë e jashtëzakonshme. (…) Mirëmëngjes dhe duke iu kujtuar që Tropoja është në Veri atyre që shkruajnë këtu se kurrgjë nuk është bërë për Veriun, si edhe duke ju thënë të gjithëve se shumë më shumë duhet e do të bëhet akoma, nga Veriu në Jug mandatin e tretë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Braimllari: Njerëz pranë Metës kërkojnë të mos më bëjnë like dhe share

Braimllari: Njerëz pranë Metës kërkojnë të mos më bëjnë like dhe share