SHBA - Barack Obama është rizgjedhur zyrtarisht presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Më 20 janar Obama do të kryejë betimin në Kongresin amerikan dhe më 21 janar, siç njihet ndryshe edhe si “Dita e Inaugurimit”, do të hyjë zyrtarisht në mandatin e dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë. Zëvendëspresidenti Joe Biden u komunikoi ligjvënësve amerikanë verdiktin e zgjedhësve.
Obama, kandidati i demokratëve pas zgjedhjeve të 6 nëntorit, u rizgjodh për mandatin e dytë duke sfiduar rivalin e tij nga radhët e republikanëve Mit Romnin. Rezultatet e zgjedhjeve të 6 nëntorit janë konsideruar të jenë më të ngushtat në historinë amerikane.
Në fjalimin e tij përpara mbështetësve të tij në Chicago, por edhe përpara popullit amerikan, Obama vlerësoi fushatën elektorale, kundërshtarin e tij në këtë garë, falenderoi familjen e tij dhe ekipin mbështetës.
Ai u zotua të punojë me udhëheqësit republikanë në Kongres për të reduktuar deficitin e buxhetit të qeverisë, të fiksojë kodin e taksave dhe reformimin e sistemit të imigracionit.
52-vjeçari është gjithashtu i pari kandidat presidencial afrikano-amerikan i një partie të madhe politike në Shtetet e Bashkuara.
Obama është presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe fitues i Çmimit Nobel për Paqe në vitin 2009.
*Foto, Obama pas rezultatit të zgjedhjeve të 6 nëntorit, ku fitoi mandatin e dytë
(lc/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com